Mark Zuckerberg tregon se si filozofia e kompanisë së tij është e kundërt me Apple - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg tregon se si filozofia e kompanisë së tij është e kundërt me Apple

Mark Zuckerberg tregon se si filozofia e kompanisë së tij është e kundërt me Apple
~4 minuta lexim

Mark Zuckerberg, CEO i Meta, shpjegoi së fundmi se si kompania e tij është e kundërt me Apple, duke theksuar ndryshime kyçe në strategjitë dhe kulturat e tyre. Ai e bëri këtë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në podcastin “Acquired”, të publikuar të mërkurën. Zuckerberg theksoi se Meta ndjek një filozofi të veçantë.

Meta dhe Apple: Filozofitë e kundërta të produktit

Zuckerberg vuri në dukje se qasja e Meta për lançimin e produkteve fokusohet në zhvillime të shpejta dhe feedback të vazhdueshëm, ndërsa Apple prioritizon lançime më të ngadalta dhe të rafinuara. “Në shumë aspekte, jemi të kundërt me Apple,” tha Zuckerberg. “Qasja e tyre funksionon për ta, por ne besojmë në nxjerrjen e gjërave në treg dhe mësimin nga feedback-u, edhe nëse nuk janë të përsosura.”

Themeluesi i Facebook-ut tha se kultura e shpejtë e Meta nxit inovacionin. Ai shpjegoi se punonjësit shpërndajnë shpejt produktet, grumbullojnë feedback dhe bëjnë përmirësime. Në kontrast, ai kritikoi metodën e Apple-it, duke thënë, “Nëse pret të lavdërohesh gjithmonë, po humb mundësi për të mësuar dhe përmirësuar.” Komentet e CEO-së theksojnë ndarjen ideologjike të gjatë ndërmjet dy gjigantëve të teknologjisë. Apple kontrollon një ekosistem të mbyllur me harduer dhe software të integruar ngushtësisht. Në kontrast, Meta ndërton platforma të hapura që inkurajojnë kontributin nga zhvillues të ndryshëm.

Lexo edhe: Shkencëtarët propozojnë mënyrën për të “parë” gravitetin për herë të parë

Ai përshkroi vizionin e Meta si një model më të hapur, duke qenë në konstrast me “kopshtin e mbyllur” të Apple. Ai tha ndër të tjera se një nga qëllimet afatgjata të Meta është “ndërtimi i brezit të ardhshëm të platformave të hapura dhe fitimi me ato platforma të hapura.” Komentet e tij theksojnë se si Meta përpiqet të zhvillojë teknologji, përfshirë AI dhe realitetin e shtuar (AR), që lejojnë akses dhe personalizim më të madh.

Konkurrenca midis Meta dhe Apple po rritet

CEO i Apple, Tim Cook, ka minimizuar rivalitetin në të kaluarën, por konkurrenca me Meta është rritur edhe më shumë. Produkti i Apple Vision Pro tani konkurro direkt me linjën Quest të Meta në tregun e AR. Për më tepër, biznesi në zgjerim i reklamave të Apple sfidon burimin kryesor të të ardhurave të Meta. Në podcast, Zuckerberg adresoi zgjerimin e fushës së konkurrencës ndërmjet Meta dhe Apple, duke sugjeruar se Apple mund të jetë një konkurent më i madh sesa shumë njerëz e kuptojnë. “Njerëzit nuk e mendojnë domosdoshmërisht Apple si një nga rivalët tanë kryesorë,” tha Zuckerberg, “por po bëhet një konkurent më i madh.”

Ky rivalitet në sektorin e teknologjisë shkon përtej harduerit, me fokusin e Meta në metaverse dhe përparimet e Apple në AI-generative. Me lëshimin e pritur të Apple Intelligence, produkti i tij i fuqizuar nga AI që do të dalë në tetor, të dy kompanitë po garojnë për dominim në tregjet e teknologjisë të ardhshme. Për Zuckerberg-in, konkurrenca ndërmjet Meta dhe Apple është më shumë se sa për produktet; është për vlerat. Ai beson se angazhimi i Meta për platforma të hapura dhe zhvillim të udhëhequr nga përdoruesit qëndron në kontrast të thellë me modelin e mbyllur të Apple. “Është një konkurrencë thellësisht ideologjike rreth asaj se çfarë duhet të jetë e ardhmja e industrisë së teknologjisë,” deklaroi ai.

 

 

ah

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0