Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, është takuar të enjten me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe me anëtarët e Kongresit Amerikan Mark Warner dhe Josh Hawley.
Senatori Josh Hawley ka shkruar në Twitter se në takimin me Zuckerberg-un i ka kërkuar atij që të shiste Instagram-in dhe WhatsApp-in.
Zuckerberg i ka thënë jo shitjes së këtyre rrjeteve sociale.
Facebook-u tani ka rreth 2.7 miliardë përdorues.
Ndërkohë dhjetëra shtete kanë filluar hetimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkelje të rregullave të tregut, ku sipas të gjitha gjasave rrjeti social ‘Facebook’, do të hetohet edhe për trajtimin e të dhënave personale të përdoruesve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.