Mark Zuckerberg: ‘Duam te krijojme nje zile thirrjesh per Internetin’ - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg: ‘Duam te krijojme nje zile thirrjesh per Internetin’


Mark Zuckerberg: ‘Duam te krijojme nje zile thirrjesh per Internetin’

Ne shfaqjen e tij te pare me rendesi qekur Facebook beri blerjen befasuese me 16 bilione dollare te kompanise se mesazhit WhatsApp javen e kaluar, Mark Zuckerberg doli ne skenen e Mobile World Congres te henen, per te shpjeguar planin e tij per te ardhmen e kompanise ne telefona dhe pajisje: “Duam te krijojme nje zile te thirrjeve per Internetin.”

Me perpara, Zuckerberg e kishte fikusuar vemendjen ne krijimin e Internet.org, duke shpjeguar se donte te perhapte internetin e lire ose falas ne pjesen me te madhe te botes.

“Shumica e njerezve ne bote nuk kane akses ne Internet fare” tha Zuckerberg, i veshur ne bluzen dhe xhinset e tij te zakonshme. “Oasi Facebook arriti kulmin historik te zhvillimit per lidhjen e biliona njerezve, ne u terhoqem pak dhe menduam, ‘si mund ta ndryshojme pjesen tjeter te botes?’”

Ky projekt do te ndihmohet nga modele mbajtese dhe transportuese neper glob, por Zuckerberg tha se eshte ende duke kerkuar te shtoje te tjere ne vitet ne vazhdim. Ne projektin websajtit, projekti eshte pershkruar si “nje partneritet global mes udheheqesve teknologjike, OJQ-ve, komuniteteve lokale dhe eksperteve qe punojne se bashku per te sjelle internetin ne dy te tretat e popullsise se botes, qe nuk e ka.”

Sipas Zuckerberg, pjese e strategjise se internet.org eshte te ule koston e pergjithshme te te lidhurit me njerit-tjetrin, si dhe te zbrese ttjedhjen e te dhenave te pergjithshme ndersa rrit eficiencen e shperndarjes se lajmerimeve.

Sigurisht, pyetja e pare qe te vjen ne mend eshte: A nuk eshte thjesht menyra e facebook per te forcuar poziten e vet ne Internet? Zuckerberg ishte i shpejte per te shpejguar se projekti jo vetem nuk ishte vetem ideja e tij, por ka edhe partnere te perfshire ne kete projekt.  

Te tjera pyetje lidhen me WhatsApp. Me heret, te henen, lajmi erdhi se WhatsApp do te ndjerre nje sherbim zeri falas te ngjashem me Skype.

Ky raport zbuloi se Facebook do ta ofroje kete sherbim fillimisht ne Android dhe perdoruesit e iOS, me versionet e Blackberry dhe Windows Phone qe vjen me vone. Themeluesi i WhatsApp, Jan Koum tha se sherbimi do te jete i gatshem nga fundi i vitit.

“[WhatsApp ] na pershtatet shume” tha Zuckerberg. “Eshte aplikacioni me i pershtatshem qe kemi patur ndonjehere ne pajisje mobile…Une mendoj se vlen me teper se 19 bilione dollare. Ka shume pak sherbime qe arrijne deri ne gjysme miliardi njerez rreth e rrotull botes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0