Mario Alla, djali i robotikës nga "Harry Fultz"

Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”



Ndonëse i vogël në moshë, nuk e ka penguar aspak të fillojë të hedhë hapat e parë në rrugën drejt suksesit. Bëhet fjalë për Mario Allën, 17- vjeçarin e apasionuar pas teknologjisë. Ky pasion i ka lindur që në moshë të vogël. Nëse të gjithë bashkëmoshatarët e tij blinin makina e luanin me to, me Marion ndodhte krejt e kundërta. Blinte makina dhe i prishte ato dhe me pjesët krijonte freskuese të vogla. Fakti që babain e kishte mësues fizike e matematike e bënte edhe më shumë kurioz. Spjegimet e babait për këto eksperimente e kanë ndihmuar e nxitur kureshtjen që të eksperimentojë edhe më shumë. “Kodin e parë e kam shkruar kur isha në klasën e 4-ët, ishte kodi “batch”. “E kam parë në filmin Matrix, dhe kisha dëshirë të krijoja shiun me numra si në film,”- thotë ai në një intervistë për Businessmag.al.  Më tej ka vijuar të kodojë me kureshtjen për të mësuar më shumë. Mario është krijuesi i robotit “Mark”, një “ChatBot” që merr komanda nga një person fizik. Por çfarë është roboti Mark? Mark është një asistent personal, i cili instalohet në kompjuter dhe lidhet me të gjitha pajisjet e shtëpisë apo zyrës suaj. Ai është i aftë që të kryejë çdo veprim që i komandohet përmes një mesazhi të dërguar nga telefoni. Ai mund të fikë dritën madje dhe të këndojë për ty. Mark nuk kufizohet me kaq.

Lexo: Dërgesat e FedEx tani i bën një robot

Ai mund të kontrollojë të gjitha pajisjet në shtëpinë tuaj dhe mund t’u përgjigjet kërkesave tuaja virtuale. Këtë vit, Mario u angazhua me krijimin e një droni me emrin “Mark 3”, i cili mund të fluturojë duke u komanduar nga telefoni. Ai shprehet se duke qenë nxënës në Institutin “Harry Fultz” mbështetjen më të madhe e ka marrë nga mësuesit e lëndëve të informatikës dhe programimit, si dhe mësuesit e lëndëve praktike. Nuk le pa përmendur edhe prindërit për mbështetjen, përkrahjen dhe kushtet që i kanë krijuar.

Së fundi ai ka marrë pjesë në kompeticione startup-e dhe në programe të ndyshme, siç janë “Ofiçina” dhe “SuperGeneratin”, kjo e fundit nga Albtelecom. Po përpiqet që idenë e tij në lidhje me aplikacionin Travel ta përmbyllë me sukses. Aplikacioni synon t’i japë çdo turisti të interesuar informacionin turistik për zonën që po viziton, vetëm përmes leximit të kodit të dhënë. Një nga objektivat e tij është të studiojë Shkenca Kompjuterike dhe Robotike në një nga universitetet më prestigjoze në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0