Dërgesat e FedEx tani i bën një robot

Dërgesat e FedEx tani i bën një robot


Vetëm FedEx nuk kishte eksperimentuar ende me robotët. Kompania ka prezantuar FedEx SameDay Bot një pajisje që bën dërgesa me përmasa dhe distanca të vogla.

Ajo funksionon me bateri, të cilat kanë një fuqi prej 10 mph dhe arrin të shmangë këmbësorët e trafikun përmes një sensori LIDAR, të ngjashëm me atë që përdoret në makinat pa shoferë dhe kamerat e thjeshta.

Kabina lëvizëse di si t’u shmanget pengesave, të ruajë drejtimin e saj dhe të zbatojë tabelat rrugore.

Kompania është në bisedime me AutoZone, Lowe’s, Pizza Hut, Target, Walgreens dhe Walmart, për të patur akses në produktet e tyre dhe për t’i dërguar ato te klientët. 60% e konsumatorëve të këtyre pikave jetojnë rreth 5 km larg një dyqani, një distancë perfekte për robotin me rrota.

FedEx shpreson që në vazhdim roboti të shpërndajë në 1,900 qytetet që ofrojnë shërbim FedEx. Kjo do të thotë më pak punë për korrierët.

Kliko videon për të parë si funksionon FedEx Bot:

https://www.youtube.com/watch?v=N0rt_HB7vd4

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0