Maqedonia përkrahje për startup kompanitë - Business Magazine Albania

Maqedonia përkrahje për startup kompanitë


Përmes masave aktive të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjensisë për punësim, start-up kompanitë kanë mundësi të arrijnë deri te kapitali i freskët. Mundësi e tillë u ofrohet startup-eve dhe spin-of kompanive edhe përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Sipas raportit të fundit të Bankës botërore – Doing biznes, Maqedonia shënon përparim në raport të asaj se kompanitë në vend më lehtë arrijnë deri te kapitali, ndërsa mënyra e themelimit të firmës është e thjeshtë dhe e shpejtë.

“Përmes granteve për vetëpunësim dhe për hapjen e vendeve të reja të punës për kompanitë mikro dhe të vogla, si dhe katër masat për kreditim për krijimin e bizneseve të reja,  si dhe për kreditimin e vendeve të sapohapura të punës, në kompanitë e Maqedonisë sigurohen kushte plotësuese për sigurimin e kapitalit për hapjen e kompanive të reja të Maqedonisë ose për ato ekzistuese”, sqaron zëvendësministri plotësues i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Grant masa për punësim mundëson 3.000 euro mjete të pakthyeshme për furnizim të pajisjes dhe repromaterialeve. Kompanitë mund të marrin grant të pakthyeshëm prej 1.500 eurove dhe për çdo vend të ri të hapur të punës, përderisa masat për kreditim ofrojnë mundësi të volitshme dhe qasje deri te kapitali i freskët për kompanitë e Maqedonisë.

Sipas Spasovit, bëhet fjalë për kredi nga 3.000 deri në 23.000 euro, pavarësisht nga kategoritë që i shfrytëzojnë, për personat e papunësuar, ose megjithatë nga madhësia e kompanive, periudha prej 1 deri në 1,5 vite dhe afat të kthimit të kompanive prej 3 deri në 7 vite, me shkallë të interesit prej 1% në vit.

Në kompanitë inovative startup dhe spin-of, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik deri tani ka ndarë rreth 1,3 milionë euro, ndërsa me thirrjen e tretë të shpallur planifikohet të ndahen edhe rreth 450 mijë euro.

“Në fillim të vitit të ardhshëm do të paralajmërojmë thirrje të reja. Me këtë ndikojmë në pjesën për arritshmëri deri te financat, veçanërisht për kompanitë e reja me zgjidhje inovative ku rreziku për investime është i madh dhe po ashtu shteti përmes Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik u ndihmon t’i realizojnë vendimet dhe idetë e tyre dhe t’i prezantojnë jashtë shtetit”, paralajmëron drejtoresha e Fondit për Inovacione, Jasmina Popovska.

Në raportin e fundit Doing biznes, Maqedonia është rradhitur në vendin e 10-të dhe është shteti i vetëm në top 10-të shtetet e Doing biznes, i cili është në zhvillim dhe në të cilën praktikat e biznesit janë afër atyre të vendeve më të zhvilluara në botë.

 

burimi: Tetova sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0