Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin 2021-2023 të përgjigjes ndaj pandemisë dhe impaktit post Covid-19. Ajo bëri me dije se edhe muaji tetor do të jetë një muaj i hapur për vaksinimin e popullsisë mbi 18 vjeç.
“Vaksinimi i plotë i popullatës +18 vjeç është prioritetet nr. 1, bashkë me investimet për fuqizimin e të gjitha hallkave të shërbimit dhe ridimensionimin e sistemit shëndetësor, në dritën e mësimeve të mësuara nga pandemia Covid19”, thuhet në njoftim.
“Brenda pranverës së vitit të ardhshëm duhet të kemi vaksinuar të gjithë popullatën target dhe më pas të vazhdojmë sipas skenarëve të mundshëm me dozën e tretë apo edhe me vaksinimin e grup moshave më të reja sikurse po ndodh edhe në shtete të ndryshme të botës. Edhe muaji tetor do jetë i hapur për vaksinimin, siç ishte shtatori ku u pa një rritje e mbulesës vaksinale dhe e shpërndarjes së dozave të vaksinave. Pra ne do të vijojmë të kemi edhe tetorin të hapur për vaksinim”.
Objektivat e strategjisë së Planit të Përgjigjes 2021-2023
- Forcimi i survejancës epidemiologjike dhe masave të parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit në komunitet.
- Menaxhimi i rasteve me SARS-CoV-2 në nivel spitalor dhe përballja me skenarët e rinj të mundshëm.
- Organizimi i kujdesit shëndetësor, forcimi i QKUM, infrastrukturës spitalore dhe burimeve njerëzore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto