MADE OF US: Një aventurë e pabesueshme sapo ka filluar! - Business Magazine Albania

MADE OF US: Një aventurë e pabesueshme sapo ka filluar!

Fushata “Made of Us – Një udhëtim BEBallkani Perëndimor”, financuar nga BE-ja dhe sjellë te ju nga WeBalkans, vazhdon këtë javë në Shqipëri. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë një imazh pozitiv të BE-së ndër popujt e Ballkanit Perëndimor dhe anasjelltas.

Protagonistët e tij janë 12 vlogerëtë rinj të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët udhëtojnë në të gjithë rajonin në çifte. Secili çift ndan përvojat e veta përgjatë rrugës duke krijuar përmbajtjen e vet në internet.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri shtroi sot një drekë mediatike për të njoftuar fillimin e udhëtimit në Shqipëri. Ambasadorja dhe Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Christiane Hohmann i uroi mirëseardhjen vlogerëve dhe i përgëzoi për kontributin e tyre për promovimin e BE-së dhe Shqipërisë.

Vlogeret, Ornela Zani (@ornela.zani) nga Shqipëria dhe Natalia Orda (@natalia_orda) nga Polonia, u nisën dje në rrugëtimin e tyre. Ato do të jenë në udhëtim për shtatë ditë, mes 23 dhe 30 majit, duke treguar më të mirën e Shqipërisë, si dhe investimet e BE-së në rajon. Itinerari i tyre përfshin vizita në vende të ndryshme, përfshirë projekte turistike, kulturore dhe artistike që kanë marrë mbështetje nga BE-ja.

Ndër projektet e financuara nga BE-ja që do të eksplorojnë janë “BE për kulturën”, ofron ndihmë përrestaurimin e siteve dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Ato gjithashtu do të mbulojnë Za Fest, një festival muzikor që tërheq vëmendjen në rajonin verior të Shqipërisë dhe Rrugën e Verës së Perandorëve Romakë, një koleksion turesh virtuale që mbulojnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vazhdojë deri më 30 maj, ku çdo javë do të fokusohet tenjë nga partnerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vlogerët do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, 6.000 km me makinë, si dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, duke paraqitur gjatë gjithë kohës peizazhet natyrore, monumentet e jashtëzakonshme dhe trashëgiminë kulturore unike që Ballkani Perëndimor ka për të ofruar.

Dymbëdhjetë vlogerët do të regjistrojnë përvojat e tyre duke përdorur pajisjet e dhe kanalet e veta të medieve sociale, duke e përkthyer udhëtimin në media sociale dhe përmbajtje ueb me cilësi të lartë, foto dhe video, të cilat do të shpërndahen në kanalet WeBalkans.

Mos i humbisni momentet kyçe të këtij udhëtimi emocionues filloni të ndiqni WeBalkans dhe 12 vlogerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Instagram tani!

Më shumë informacion:

https://webalkans.eu/en/made-of-us/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0