M-Pesa e Vodafone Albania do të mbyllë shërbimet më 14 Korrik 2017 - Business Magazine Albania

M-Pesa e Vodafone Albania do të mbyllë shërbimet më 14 Korrik 2017


Institucioni i Parasë Elektronike Vodafone M-Pesa SHPK, njoftoi ditën e djeshme se ka vendosur të mbyllë shërbimet e saj më datë 14 korrik 2017.

Përmes një njoftimi që bëri publik për abonentët, Vodafone Albania tha se “shërbimet do të ofrohen deri më datë 14/07/2017”.

Kompania i bën thirrje personave që kanë para në llogaritë M-Pesa që t’i tërheqin fondet e llogarisë në një nga dyqanet Vodafone në Shqipëri, brenda datës 29/07/2017. Komisioni i tërheqjes është 0 lekë.

Vodafone thotë se pas kësaj date kontrata që klientët kanë me Vodafone M-Pesa është e zgjidhur bazuar në nenin 19/2 të Kushteve dhe Afateve.

Sipas këtij neni, “secila nga palët ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të Marrëveshjes në përputhje me parashikimet e saj, duke i dhënë palës tjetër njoftim me shkrim 30 ditë përpara”.

Çdo klient i shoqërisë Vodafone Albania SHA që kishte një kartë SIM aktiv të këtij operatori mund të regjistrohej për Shërbimin M-Pesa.

Zyrtarisht nuk jepen arsyet pse Vodafone Albania ka vendosur të ndërpresë shërbimet M-Pesa, të cilat ishin një mundësi e mirë për të avancuar në përdorimin elektronik të parasë.

Shërbimi i klientit në një numër telefoni që kompania ka në dispozicion për informacion, thotë se ndërprerja e këtij shërbimi, është një vendim i brendshëm i kompanisë.

Burimi: Noa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0