Lynk & Co 02 është vlerësuar me rezultatin më të lartë të sigurisë nga Euro NCAP, një organizatë që vlerëson sigurinë e automjeteve të reja përmes testeve rigoroze të përplasjeve, duke e konfirmuar atë si automjetin më të sigurt në klasën e tij të testuar në vitin 2025.
Me rezultate të shkëlqyera në të gjitha kategoritë e vlerësimit, duke përfshirë vlerësimin më të lartë të regjistruar ndonjëherë prej 89% për Ndihmën e Sigurisë, 02 po vendos një standard të ri sigurie për makinat evropiane, duke e kombinuar atë me dizajnin inovativ, qëndrueshmërinë e botës reale dhe teknologjinë e përparuar.
Rezultati i lartë i 02 bazohet në performancën e testimit në 4 kategori: Pasagjer i Rritur, Pasagjer Fëmijë, Vulnerable Road Users dhe Safety Assist. Modeli 02 arriti rezultate të shkëlqyera në çdo fushë: 90% për Mbrojtjen e Pasagjerëve të Rritur, 87% për Mbrojtjen e Pasagjerëve Fëmijë, 83% në Vulnerable Road User Protection dhe një 89% të jashtëzakonshëm në Safety Assist, më e larta e regjistruar ndonjëherë nga Euro NCAP në ciklin e saj aktual të vlerësimit.
“Siguria ka qenë gjithmonë një shtyllë thelbësore e strategjisë sonë të produktit dhe me Lynk & Co 02, ne e kemi ngritur standardin për veten tonë – dhe për të gjithë segmentin. Arritja e vlerësimit më të lartë Euro NCAP të regjistruar ndonjëherë për një SUV kompakt është një sinjal tregues i rrugës ku po shkojmë.” -David Green, Zëvendëspresident i Produkteve dhe Strategjisë në Lynk & Co International.
Një nga pikat kryesore të këtij modeli është autonomia e konsiderueshme: deri në rreth 445 km sipas ciklit WLTP, që e bën atë të përshtatshëm për udhëtime të gjata pa nevojë për karikime të shpeshta. Motori elektrik i tij prodhon rreth 272 KF, duke i mundësuar makinës të përshpejtojë nga 0-100 km/h në rreth 5.5 sekonda, me një shpejtësi maksimale rreth 180 km/h. Karikimi i shpejtë DC deri në 150 kW lejon që bateria të arrijë nga 10 % në 80 % në rreth 30 minuta në një stacion karikimi të shpejtë.
Për sa i përket dizajnit dhe komoditetit, 02 ofron përmasa praktike që ofrojnë një kombinim të mirë të hapësirës së brendshme dhe bagazhit, me rreth 410 L në bagazh dhe deri në 1400 L kur ulen sediljet e pasme. Sistemi infotainment shfaqet në një ekran të madh qëndror 15.4”, I cili ofron lidhje 5G, Apple CarPlay dhe Android Auto, si dhe opsione të ndryshme të sistemit audio, përfshirë një sistem Harman Kardon me 14 altoparlantë në versionet më të larta.
Në këtë mënyrë Lynk & Co 02 është një makinë që mund të rekomandohet lehtësisht për të gjithë drejtuesit, si për ata që kërkojnë performancë të fuqishme, dhe për drejtuesit që kërkojnë një makinë të sigurt gjatë udhëtimit me familjen e tyre. Prej kohësh tashmë, Lynk & Co është zyrtarisht në Shqipëri përmes Mektrin dhe ju mund të testoni tani jo vetëm modelin 02 por edhe shumë të tjera, të përshtatshme për çdo kërkesë tuajën.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto


