Lufthansa është e vetmja linjë ajrore me pesë yje në Europë

Lufthansa është e vetmja linjë ajrore me pesë yje në Europë


Sot, si linja e parë ajrore jashtë Azisë, Lufthansa ka marrë çertifikatën me pesë yje nga specialisti i konsultimeve britanike të aviacionit Skytrax. Kjo e vendos Lufthansa në një grup me dhjetë linjat ajrore që kanë marrë këtë vlerësim të rëndësishëm. Juria e Skytrax tashmë e ka vlerësuar me pesë yje Lufthansa First Class për vite me radhë – tani e gjithë linja ajrore ka marrë të njëjtën çertifikatë.

“Çmimi është një vlerësim i merituar i përpjekjeve tona të mëdha për ta bërë Lufthansën një nga linjat ajrore kryesore të botës”, thotë Carsten Spohr, Kryetar i Bordit të Deutsche Lufthansa AG. “Ne jemi përzgjedhur sepse kemi bërë investime të mëdha në flotën tonë, kemi përditësuar të gjitha kabina tona, kemi futur shërbime digjitale, kemi hapur salla të reja dhe shërbim të përmirësuar në bord dhe në tokë.

Kombinimi i ofertave premium me cilësinë dhe profesionalizmin e punonjësve tanë bëri që Lufthansa të fitojë statusin e një linje ajrore me pesë yje, ” shton Spohr. “Të gjithë te Lufthansa mund të jetë krenarë për këtë çertifikim, veçanërisht kolegët tanë në kabina dhe në terren të cilët plotësojnë premtimin tonë cilësor çdo ditë në marrdhënien e tyre me pasagjerët. Unë jam i bindur se faktori më i rëndësishëm në marrjen e yllit të pestë është fakti që ne kemi punonjësit më të mirë të linjës ajrore”.

Edward Plaisted, Drejtori Ekzekutiv i Skytrax, konfirmon: “Arritja e statusit 5-Star Airline nga Lufthansa nuk është vetëm një fitore e madhe si linja ajrore e parë europiane që ka arritur këtë objektiv, por është një reflektim i përmirësimeve që ata kanë bërë në këto vitet e fundit, veçanërisht në të gjitha fushat e ofrimit të shërbimit të linjës së frontit”.

lufthansa-eshte-e-vetmja-linje-ajrore-pese-yje-ne-europe-businessmag

Testuesit në Skytarx udhëtojnë me perpektivën e një pasagjeri. Për vlerësimet e tyre, ata kontrollojnë cilësinë e shërbimit të linjës ajrore përkatëse me vlerësime gjithëpërfshirëse në terren dhe në ajër deri në 800 kategori. Këto përfshijnë shërbimin në bord, rehatinë e sediljeve, kateringun, masat e sigurisë, zbavitjet gjatë fluturimit, ofertat duty-free dhe shumë shërbime të tjera. Për Skytrax, qëndrueshmëria me të cilën Lufthansa ka bërë përpara në modernizimin e produktit të saj ishte një konsideratë kyçe në vendimin për të dhënë yllin e pestë. Për shembull, kabinat në First, Business, Premium Economy dhe Economy janë përmirësuar tërësisht gjatë viteve të fundit.

Linja ajrore gjithashtu ka zgjeruar shërbimin e saj të restoranteve nga First Class në Business Class, duke përmirësuar mesazhin personal të tij ndaj udhëtarëve në këtë proces. Dhe gjithashtu është e rëndësishme të shikoni përpara: në Business Class-in e ri që do të fillojë në vitin 2020 me Boeing 777-9, dhe me një Premium Economy and Economy Class të ri dhe akoma më të permirësuar. Lufthansa gjithashtu shënoi pikë me aplikacionin e ri Lufthansa dhe një shumëllojshmëri shërbimesh dixhitale në terren dhe në bord. Qëllimi është që gjithmonë e më shumë të përdorin mundësitë dixhitale për të zhvilluar oferta të personalizuara 2/2 dhe shërbime për pasagjerët e Lufthansa.

Lexoni: Lufthansa mbështet risitë dhe lejon shitjen e biletave të avionit nëpërmjet kanaleve dixhitale të palëve të treta

Përveç vlerësimeve të saj ajrore, Skytrax, një agjenci vlerësimi e specializuar në aviacion, gjithashtu nxjerr një renditje vjetore të linjave ajrore më të njohura. Në World Airline Awards 2017, bazuar në përgjigjet e 19.8 milionë pasagjerëve nga 105 vende të ndryshme, Lufthansa fitoi çmimin për linjën ajrore më të mirë në Evropë – dhe e shtata në mbarë botën.

Që nga vitet 1990, Skytrax ka kryer anketime të udhëtarëve në lidhje me cilësinë e linjave ajrore dhe aeroporteve. Në vitin 1999, kompania dha për herë të parë çertifikata, me deri në pesë yje. Deri më tani, vetëm dhjetë kompani ajrore në mbarë botën kanë arritur të marrin vlerësimin më të lartë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0