Dalja në pension 74-vjeç , Europa rrit kufirin e moshës - Business Magazine Albania

Dalja në pension 74-vjeç , Europa rrit kufirin e moshës

Të moshuar

Ndërsa jetëgjatësia dhe vitet që kalohen në pension vazhdojnë të rriten në gjithë Europën, shumë shtete kanë nisur të rrisin gradualisht moshën e daljes në pension. Danimarka ka marrë tashmë vendimin për ta çuar këtë moshë në 70 deri në vitin 2040  dhe deri në vitin 2060, sipas projeksioneve të OECD-së, qytetarët danezë pritet të dalin në pension në moshën 74-vjeçare, më e larta në kontinent.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon se mosha mesatare e daljes në pension në Bashkimin Europian do të afrohet me 67 deri në vitin 2060, me disa vende që do të kalojnë edhe këtë kufi.

Por cilat janë moshat aktuale dhe ato të pritshme për daljen në pension nëpër Europë? A ekziston ende pabarazi gjinore në këtë aspekt? Dhe sa më ndryshe do të jetë kjo moshë për ata që hyjnë sot në tregun e punës, krahasuar me ata që po pensionohen tani?

Mosha mesatare e pensionit në BE: 64.7 për burrat dhe 63.8 për gratë
Sipas të dhënave të vitit 2022, mosha ligjore e daljes në pension për burrat në BE varionte nga 62 në 67 vjeç, ndërsa për gratë nga 60 në 67. Po të përfshihen edhe Britania, vendet e EFTA-s dhe Turqia si vend kandidat, kjo e fundit bie në sy me moshat më të ulëta në kontinent: 49 për gratë dhe 52 për burrat.

Vendet nordike udhëheqin me moshat më të larta të pensionit
Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë vendosur moshën e daljes në pension në 67 për të dy gjinitë. Holanda (66.6), Britania dhe Irlanda (66), Gjermania (65.8) dhe Portugalia (65.6) ndjekin nga pas. Në mesin e pesë ekonomive më të mëdha të Europës, Franca ka moshën më të ulët të pensionit me 64.8, megjithëse ndryshimi është i vogël. Për qytetarët francezë të lindur pas vitit 1968, mosha minimale për pension është 64.

Lexo edhe: Shkëputja e marrëdhënieve me prindërit, një fenomen në rritje

Vendet me moshat më të ulëta të pensionit
Pa përfshirë Turqinë, Greqia, Luksemburgu dhe Sllovenia kanë moshën më të ulët për pension për burrat dhe gratë: 62 vjeç. Ndërsa në Austri dhe Poloni, gratë dalin në pension në moshën 60.

Pabarazitë gjinore në pension
Në 23 vende, burrat dhe gratë dalin në pension në të njëjtën moshë. Në 9 vende të tjera, burrat dalin më vonë – me diferencat më të mëdha në Austri dhe Poloni, ku burrat dalin në pension pesë vjet më vonë. Diferenca është tri vjet ose më shumë edhe në Rumani, Hungari dhe Turqi. Në tërësi, pabarazia gjinore në BE për moshën e daljes në pension është 0.9 vjet.

Çfarë parashikohet deri në vitin 2060?
Sipas OECD-së, në 20 nga 32 vendet europiane të analizuar, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet, dhe në 24 për gratë – në shumicën e rasteve sipas ligjeve tashmë të miratuara që e lidhin këtë moshë me jetëgjatësinë.

Për ata që kanë hyrë në tregun e punës në vitin 2022, mosha normale e pensionit do të variojë nga 62 deri në 74 vjeç për burrat, dhe nga 60 deri në 74 për gratë. Mesatarja europiane parashikohet të arrijë në 66.7 për burrat dhe 66.4 për gratë. Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të daljes në pension në Europë deri në vitin 2060. Italia dhe Estonia do ta ndjekin me 71, ndërsa Holanda, Suedia dhe Qipro me 70. Finlanda dhe Sllovakia do ta çojnë në 69, Portugalia në 68, dhe pesë vende – përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Belgjikën, Norvegjinë dhe Islandën – do ta arrijnë në 67. Të gjitha vendet nordike do të qëndrojnë mbi mesataren europiane për moshën e pensionit.

Përmirësime ligjore në disa vende
Sipas Qendrës Finlandeze për Pensionet, shumë vende kanë përditësuar tashmë ligjet. Belgjika do ta çojë moshën në 67 deri në vitin 2030, Danimarka në 69 deri në 2035, dhe Britania në 68 deri në vitin 2046.

Ku do të ndodhin rritjet më të mëdha?
Krahasuar me ata që dolën në pension në 2022, ata që hynë në tregun e punës në po atë vit do të përballen me rritje të mëdha të moshës së pensionit. Turqia do të shohë një rritje prej 13 vjetësh për burrat dhe 14 për gratë. Në Danimarkë, kjo rritje do të jetë 7 vjet për të dyja gjinitë.

Estonia, Sllovakia, Italia, Suedia dhe Qipro gjithashtu do të kenë rritje me 5 vjet ose më shumë.

Në shumë vende europiane, pensioni përfaqëson rreth 60% të të ardhurave të fundit të karrierës – por në disa raste, ky raport bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për pensionistët të ruajnë një nivel jetese dinjitoz.

 

Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0