Lufta ndaj Covid, Fauci më i paguar se presidenti amerikan - Business Magazine Albania

Lufta ndaj Covid, Fauci më i paguar se presidenti amerikan

Me 147 mijë dollarë në 2019-tën, Anthony Fauci rezulton sipas Forbes jo vetëm mjeku më I paguar në qeverinë federale amerikane, por gjithashtu njeriu me pagën më të lartë nga të katër milionë punonjësit e saj. sipas revistës së njohur, me pagën që merr imunologu amerikan kapërcen dhe presidentin. Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit.

Forbes ka përllogaritur po ashtu që nëse Fauci do të qëndrojë me administratën aktuale deri në vitin 2024, ai do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë. Eksperti kryesor i sëmundjes infektive në vend, u caktua së fundi nga Presidenti Joe Biden me punën e informimit të publikut për zhvillimet e fundit mbi pandeminë e koronavirusit. Fauci u sulmua në mënyrë të përsëritur nga ish-presidenti Trump për pikëpamjet e tij mbi pandeminë, ndërkohë që kishte qenë pjesë e task force-s së tij për koronavirusin. Ai pretendon sidoqoftë ekipi i ri “nuk po e fillon punën nga e para”. “Ne jemi duke sjell ë ide të reja, por po shqyrtojmë edhe disa ide të administratës së mëparshme që nuk ishin ide të këqija”, është shprehur Fauci.

Në studim janë përfshirë vetëm rrogat e nëpunësve federalë, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve. Rroga e dr. Fauci-t është rritur përgjatë viteve. Ai ka fituar 3,6 milionë dollarë në periudhën 2010-2019, ndërsa që prej vitit 2014 rroga e tij është rritur nga 335 000 dollarë në vit, në 417 608.

Dr. Fauci u bë protagonist gjatë krizës së koronavirusit, duke dalë çdo ditë në intervista për të shpjeguar para popullit amerikan mbi Covid-19. Ai ishte pjesë e skuadrës së presidentit Trump për përballimin e pandemisë. Por kreu i saj, zëvendëspresidenti Mike Pence, është paguar vetëm 235 100 dollarë në vit.
Për krahasim, shkruan “Forbes”, Nancy Pelosi do të fitojë këtë vit 223 500 dollarë, ndërsa gjykatësi i Gjykatës Supreme, John Roberts, 270 700. Anëtarët e Kongresit dhe Senatit do të paguhen 174 000 dollarë në vit, ndërsa gjeneralët me 4 yje, 268 000 dollarë në vit.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0