Loris Qosja, shqiptari i renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës - Business Magazine Albania

Loris Qosja, shqiptari i renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Loris Qosja mposhti të gjithë nxënësit nga shumë shtete të botës në matematikë!

Një arritje e jashtëzakonshme vjen nga Cërriku, duke e vendosur këtë qytet në hartën e ekselencës akademike shqiptare. Nxënësi Loris Qosja është renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e nënta, ndërkohë që ka siguruar edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë, duke shënuar një sukses të rrallë në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Lorisi është nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në olimpiadën “Neo Science Olympiad”, e organizuar në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë kompeticion prestigjioz, ai u shpall fitues i vendit të parë në Matematikë dhe i vendit të tretë në Kimi, duke konkurruar me nxënës nga dhjetëra vende të botës.

Lexo edhe: “Think Big” me ata që po ndryshojnë real estate-in në Shqipëri – Capital Point | Forbes Global Properties

Suksesi i tij ka ngjallur reagime të shumta pozitive edhe në nivel institucional. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar publikisht Loris Qosjen, duke vlerësuar talentin, pasionin dhe punën e tij të palodhur, si edhe përkushtimin e mësueses Flutura. Sipas kryeministrit, këto dy medalje janë një arsye krenarie jo vetëm për familjen dhe shkollën e Lorisit, por për të gjithë nxënësit shqiptarë, shkruan tutje albinfo.ch.

Ndërkohë, në të gjithë vendin vijojnë olimpiadat në fusha të ndryshme si matematika, fizika, kimia, biologjia dhe disiplina të tjera shkencore, ku vazhdimisht dalin në pah talente të rinj që dëshmojnë potencialin e lartë të arsimit shqiptar. Rasti i Loris Qosjes shërben si shembull frymëzues për brezat e rinj dhe si dëshmi se puna dhe përkushtimi mund të çojnë në rezultate të jashtëzakonshme edhe në skenën ndërkombëtare.

AI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0