Lojërat online po “sinkronizojnë” mendjen - Business Magazine Albania

Lojërat online po “sinkronizojnë” mendjen

Lojërat online po “sinkronizojnë” mendjen

Dy vitet e fundit të gjithë janë ndier të vetmuar dhe të shkëputur, pavarësisht kohës së madhe të shpenzuar në takime me ‘Zoom’ apo lojërat online me miq. Madje, është zbuluar se edhe pse mund të jemi vetëm fizikisht, mendja jonë mund të sinkronizohet me mendjet e personave me të cilët po luajmë.
Ky lloj sinkronizimi zakonisht lidhet me ndërveprimin social dhe është i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme, sepse lidhet me ndjeshmëri dhe bashkëpunim më të madh. Por, mesa duket, kjo nuk ndodh vetëm kur jemi ballë për ballë.

Një studim i realizuar së fundi ka treguar se njerëzit, të cilët luajnë në grup lojërat online, mund të arrijnë ‘të jenë në një mendje’ edhe pse fizikisht janë të izoluar.

“Ne arritëm të tregonim se sinkronizimi i mendjeve mund të arrihet pa praninë e njerëzve të tjerë. Kjo krijon mundësinë për të hetuar mekanizmin e trurit që lidhet me ndërveprimin social në internet”, tha studiuesi Valtteri Wikstrom.

Në studim, 42 studentë nga Finlanda u ndanë në çifte. Atyre iu kërkua të luanin një lojë të projektuar, ku të punonin së bashku për të kontrolluar një makinë garash rreth katër pistave të ndryshme.

Njëri duhet të kontrollonte shpejtësinë ndërsa tjetri drejtimin, duke e luajtur çdo pjesë dy herë e duke ndërruar rolet. Dy pjesëmarrësit u futën në dhoma të veçanta ku nuk mund ta shihnin apo dëgjonin njëri tjetrin, ishin në izolim të plotë fizik.

Lexo: Pse është e rëndësishme të plotësoni PUZZLE para gjumit?

Ndërkohë, të dy studentët ishin të lidhur me skaner, të cilët tregonin në kohë reale aktivitetin mendor për të parë se sa përputheshin me njëri-tjetrin.

Ekipi i studiuesve zbuloi se lojtarët arritën sinkronizimin mendor, nëpërmjet valëve alfa, beta dhe gama. Por, shprehen se është ende herët për të kuptuar se si zhvillohet ky sinkronizim mes mendjeve njerëzore.

Sipas studimit të publikuar në Science Alert, lojërat mund ta ndihmojnë trurin të praktikojë disa aftësi për të marrë vendime jetike. Ndoshta në të ardhmen lojërat do të na bëjnë të ndihemi më të sinkronizuar dhe më empatikë me njëri-tjetrin.

sciencealert

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0