Loja e projektuar nga një baba për të rikrijuar vitet e fundit të djalit të tij të sëmurë me kancer - Business Magazine Albania

Loja e projektuar nga një baba për të rikrijuar vitet e fundit të djalit të tij të sëmurë me kancer


Një baba i cili ka krijuar një video game për të treguar vitet e fundit të jetës së djalit të tij pesë-vjeçar para se ai të vdiste nga një kancer terminal në tru e ka lançuar lojën e tij në iPhone.

Ryan Green, 34 vjeç, ka projektuar “That Dragon, Cancer” i cili i jep lojtarëve mundësinë “për të rikujtuar momentet, për të ndarë dhimbjen dhe për të zbuluar shpresën e madhe që mund të gjendet aq afër vdekjes”.

Loja u bë një hit i madh në PC dhe Mac, kur u lançua në fillim të këtij viti dhe tani përdoruesit mund t’a luajnë atë në iPhone-in e tyre për 4.99$.

Joel u diagnostikua me një tumor atipik të quajtur Teratoid Rhabdoid (AT / RT) në moshën 1 vjeçare, por mjekët arritën t’a mbanin në jetë për më shumë se tre vjet.

Në vitet në vazhdim Joel bëri një kirurgji të trurit, gjashtë javë rrezatime, kimioterapi intensive dhe një zhvendosje në San Francisco për të ndjekur një seancë mjekësore por gjithsesi nuk ishte në gjendje t’a ndihmonte.

Prindërit e tij Ryan dhe Amy shpresojnë se loja e tyre do të jetë një burim për prindërit e tjerë me të njëjtin problem.

Një dokumentar i quajtur “Thank You For Playing” tregon se si video loja është krijuar dhe do të shfaqet në SHBA në PBS më 24 tetor. Në një trailer për filmin, Green tregon pse ai krijoi lojën, duke thënë: “Unë doja të krijoja një hapësirë për veten, për të folur për djalin tim. Njerëzit më pyesin nëse është një lloj i çuditshëm loje për të treguar për kancerin dhe unë mendoj pse është aq e çuditshme?”

Në të njëjtin trailer, Green e përshkruan lojën si “një paraqitje e shkurtër e jetës tonë”.

Ai tha se idea për të bërë një video lojë në lidhje me Joel i erdhi në kishë pasi ai po reflektonte për një mbrëmje para dy vitesh, kur djali ishte me të vjella, temperaturë, duke bërtitur dhe nuk kishte asgjë që e qetësonte.

“Egziston një proces ku ti zhvillohesh si prind për t’a qetësuar fëmijën kur qan dhe atë natë unë nuk mund t’a qetësoja Joel,” tha ai.

Kjo më bëri të mendoj:” Jeta ime është si një lojë ku makineritë janë shkatërruar dhe nuk punojnë “.

Green dhe bashkë- projektuesi i tij Josh Larson ndërtuan një demo, e cila u bë një hit dhe loja lindi.

Loja-e-projektuar-nga-një-baba-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E vendosur në skenare të rikrijuara të shtëpisë së familjes dhe spitalet, personazhet në këtë lojë video janë pa fytyrë, por mbeten krejtësisht emocionale. Loja e parë zhvillohet në një park ku Joel është duke ushqyer rosat dhe zërat e familjes së tij dëgjohen duke shpjeguar gjendjen e tij në sfond.

Gjatë kohës që çifti tregon përvojën e djalit të tyre, lojtarët mund të prekin fytyrën e Joelit ndërsa ai qëndron në krevat në spital.

Në fund të lojës, familja është duke qëndruar në një ishull dhe lojtarëve u kërkohet që t’a lenë Joelin të shkojë.

Gjatë betejës së Joelit kundër kancerit, çiftit u tha shumë herë se ai do të kishte vetëm disa javë jetë. Pasi u zhvendosën në San Francisko për të ndjekur një seancë mjekësore, në mars të vitit 2014, ata u kthyen në Kolorado, ku Joel vdiq brenda disa ditësh.

Në faqen e internetit të lojës, pas vdekjes së tij, familja ka shkruar: “Ditët që nga vdekja e Joelit kanë qenë të mbushur me më shumë trishtim sa mund të duket e mundur, pasi familjes tonë i mungon shume dhe do të donin shumë që gjërat të kishin qenë ndryshe, por tani duhet të mësohemi se çfarë do të thotë të kesh një familje pa të. “Jo vetëm që ne duam të vazhdojmë të flasim rreth Joelit por ne duam që të tjerët të vazhdojnë të flasin për njerëzit që ndryshuan jetën e tyre.”

Burimi: dailymail.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0