Lista e parë e punësimeve që Jeff Bezos ka postuar për Amazon 25 vjet më parë - Business Magazine Albania

Lista e parë e punësimeve që Jeff Bezos ka postuar për Amazon 25 vjet më parë


Në gusht të vitit 1994, një sipërmarrës pak i njohur vendosi listën e punës në Usenet, një bord mesazhi para web-it. Ai ishte në kërkim të zhvilluesve të programimit jashtëzakonisht të talentuar për ‘të ndihmuar tregtinë pionere në internet’.

Sipërmarrësi në fjalë ishte Jeff Bezos, i cili po hidhte hapat e tij të parë drejt ndërtimit të Amazon. Jeff Bezos tani është njeriu më i pasur jo vetëm në botë, por në të gjithë historinë moderne. Amazon është rritur me një forcë dominuese në treg. FTC ka filluar të pyesë rivalët e saj nëse ata ndihen të shtypur nga kompania.

Në kohën kur Bezos postoi këtë reklamë, ai nuk i kishte vendosur as emrin ‘Amazon’ markës së tij, sipas biografisë së Jeff Bezos, The Everything Store nga Brand Stone.

Të gjithë ata që u përgjigjën në atë post ishin duke aplikuar për ‘Cadabra’ siç përmendet në ‘Awake.com’, ‘Browse.com’ edhe në ‘Relentless.com’, gjithashtu këto ishin edhe emrat që Jeff Bezos po shqyrtonte në atë kohë për markën e tij, sipas Brand Stone. Nëse klikoni sot në ndonjë prej këtyre tri adresave, ato do t’ju ridrejtojnë në Amazon.

Mund të duket si humbje kohe, por shumë shpejt Bezos punësoi Shel Kaphan si punonjësin e parë të kompanisë së tij. Ai ishte përgjegjës për ndërtimin e infrastrukturës së tij teknike. Në listën e vendeve të punës, Bezos tha se po kërkonte një inxhinier, i cili mund të ndërtonte sisteme të komplikuara në ‘një të tretën e kohës më shpejt sesa njerëzit që mendojnë se janë të aftë për këtë’. Në këmbim, ata do të ishin ‘bashkëpronarë të aksioneve’ të Amazons.

Sa do të ishte vlera e aksioneve të Amazons tani?

Amantia Kullolli

Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0