Një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenit më të madh në Gadishullin Ballkanik, është kapur nga NASA. Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e një astronauti në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.
Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin, që vjen nga Mali i Moravës.
Lexoni: Kapsula e SpaceX arrin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.
Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dyja masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto