Linja ajrore ‘low cost’ Tiranë-Londër, gati lidhja edhe me 4 kryeqytete të tjera të Europës

Linja ajrore ‘low cost’ Tiranë-Londër, gati lidhja edhe me 4 kryeqytete të tjera të Europës


Në prill të 2018-ës do të nisin fluturimet ‘low cost’ midis Tiranës dhe Londrës. Autoriteti i Avionit Civil (AAC) raporton se fluturimet do të lidhin aeroportin ‘Nënë Tereza’ me aeroportin ‘London Stansted’.

Gjithashtu, më 13 prill të këtij viti, do të vihet në funksionim edhe lidhja ajrore midis Tiranës dhe Tel Avivit në Izrael.

‘AAC’ e konsideron 2018-ën si një vit të jashtëzakonshëm për arsye se po zhvillohen diskutime për lidhjen e Tiranës edhe me katër kryeqytete të tjera europiane, Helsinkin, Kopenhagenin, Bukureshtin dhe Moskën.

2018 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për Aviacionin Civil Shqiptar.

Janë miratuar lejet për fillimin e fluturimeve të rregullta me këto destinacione të reja:

-Tiranë-Tel Aviv (Izrael), duke filluar nga 13 Prilli 2018.

-Tiranë-Londër Stansted (Angli), duke filluar nga Prill 2018, fluturim ‘low cost’.

Kërkesa të tjera konkrete që po shqyrtohen dhe do të fillojnë gjatë 2018, ka për 4 destinacione të reja, fluturime charter, si më poshtë:

-Tiranë-Helsinki (Finlandë)

-Tiranë-Kopenhagen (Danimarkë)

-Tiranë-Bukuresht (Rumani)

-Tiranë- Moskë (Rusi)

/Mapo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0