Lindita Rusi, pasioni dhe puna sigurojnë sukses - Business Magazine Albania

Lindita Rusi, pasioni dhe puna sigurojnë sukses


“Nëse ke pasion dhe sukses mund t’ia dalësh”.  Kjo është motoja e Lindita Rusit, e cila biznesin e saj e ngriti para 10 vitesh duke punuar në një ambient modest në Kamëz, ndërsa sot është pronare e 3 qendrave bukurie në Tiranë me emrin  Beauty Center Linda. Falë përkushtimit dhe pasionit ia ka dalë më së miri  të krijojë një emër në  fushën e  saj në Shqipëri ku edhe konkurrenca është e madhe. Nëse deri para 10 vitesh punonte e vetme sot ka arritur të krijojë një staf prej 30 vetash.

Linda tregon për Businessmag.al se fillimi nuk ka qenë i lehtë, por falë mbështetjes së bashkëshortit dhe familjes së saj, të cilët ajo i quan “aleatët” kyç të suksesit, ka arritur të përmbushë ëndrrën e saj.

Në këto 10 vite karrierë, Linda nuk mundet të cilësojë vetëm  një vit të suksesshëm, pasi suksesin thotë ajo e ka arritur gradualisht. Shërbimet në qendrën e saj, janë të gjitha shërbimet që ofron një qendër bukurie. Për t’u ardhur më shumë në ndihmë klientëve ajo ka menduar që përveç trajtimeve, klientët të gjejnë aty edhe veshjet për ditën e tyre më të bukur të jetës.

Të bësh biznes sipas saj do të thotë të kujdesesh për klientin jo vetëm me cilësinë e shërbimit, por edhe me krijimin e të gjitha mundësive për të siguruar një çmim sa më të mirë për ta. “Për ekonominë që ka vendi ynë, klientët nevojitet të kenë një çmim sa më të favorshëm”, thotë ajo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0