Ligji për rezervat e sigurisë së naftës, Sekretariati i tërheq vëmendjen Shqipërisë - Business Magazine Albania

Ligji për rezervat e sigurisë së naftës, Sekretariati i tërheq vëmendjen Shqipërisë

naftës

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë sa u takon rezervave të sigurisë së naftës, ligj i cili ka mbetur pa u miratuar prej të paktën katër vitesh.

Në një dokument përmbledhës mbi ecurinë e sektorit të hidrokarbureve, Sekretariati sjell në vëmendje ecurinë e aktivitetit të nxjerrjes, ku janë disa kontrata aktive, si dhe krijimin e rezervës së sigurisë. Sa i takon së parës, dokumenti nënvizon se kompani të ndryshme kanë pasur qasje të ndryshme në vitin e pandemisë. Kështu Shell Upstream Albania ka pasur aktivitet të limituar në Blloqet 2 , 3 dhe 4.

Kompania italiane Eni, e cila nënshkroi një marrëveshje hidrokarbure për Bllokun e Dumresë, nuk zhvilloi ndonjë aktivitet të eksplorimit.

Bankers Petroleum, pavarësisht situatës së pandemisë dhe uljes së theksuar të çmimeve të naftës bruto, arriti të prodhojë 674.2 tonë, me rënie 44% krahasuar me 2019. Konsumi ra gjithashtu me 20%. Sekretariati përpos gjithë zhvillimeve, në bilancin e sektorit nënvizon edhe faktin që Shqipëria nuk ka ndonjë tubacion të dedikuar për këtë sektor.

Rezervat e sigurisë të naftës

Sekretariati thekson se sistemi aktual i emergjencës i rezervave të naftës në Shqipëri i është ngarkuar industrisë së naftës, e cila duhet të ketë të ndarë sasi të nevojshme sa konsumi mesatar i të paktën 90 ditëve.

“Për të katërtin vit radhazi, Shqipëria nuk miratoi projektligjin për ngritjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe produkteve të naftës Projektligji vazhdoi të diskutohej nga palët e interesuara, por asnjë progres nuk u arrit gjatë krahasimit të dy raportimeve të fundit. Sistemi aktual i mbajtjes së stokut të naftës nuk është në përputhje me Direktivën 2009/119/EC” nënvizon sekretariati.

Lexoni: Fuçia e naftës mund të arrijë 100$. Kjo do të sjellë uraganin e ri makroekonomik në botë thonë ekspertët  

Ligji për rezervat e sigurisë

Qeveria shqiptare në vitin 2019 hodhi për konsultim një projektligj që parashikonte pjesën e rezervave të sigurisë dhe ndryshimin e regjimit në raport me atë që aplikohet sot. Sipas shpjegimit të bërë në atë kohë në projektligj, këto rezerva janë sasitë e rezervave të naftës dhe nënprodukteve të saj të krijuara, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit të Republikës së Shqipërisë dhe për të përmbushur detyrimet e marrëveshjeve përkatëse ndërkombëtare. Ato mund të përdoren në kohë krizash prodhimi apo lufte.

I njëjti draft parashikonte se krijimi dhe mbajtja e rezervës së sigurisë do të ndahet mes industrisë dhe një enti publik. Ky i fundit do të ketë edhe shumicën e kësaj rezerve të paktën 60 ditë mesatare shitjeje, kurse kompanitë dhe rafineritë 30 ditë mesatare shitjeje. Agjencia Shtetërore e Rezervave të Sigurisë të Naftës është institucioni i ri që do të krijohej në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo e fundit do të funksionojë me vetëfinancim përmes një tarife që do të mblidhet në çdo një litër karburant tek rafineritë dhe shoqëritë e shumicës.

Pikërisht tarifa për agjencinë dhe mënyra si ishte konceptuar mbajtja e rezervës u kundërshtuan fort në atë kohë nga industria pasi sipas tyre rriste kostot e për rrjedhojë kjo do të përçohej edhe tek çmimi final.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0