Aftësi Lidershipi për Menaxherët - Business Magazine Albania

Aftësi Lidershipi për Menaxherët


Bazuar në një perspektivë komplekse dhe me shembuj të shumtë nga historia njerëzore tregohet rruga që i ka kthyer disa njerëz të zakonshëm në personazhe historike të jashtëzakonshëm. Modelet historike dhe trajtimet origjinale të kursit për mënyrat e drejtimit bashkëkohor janë burim frymëzimi dhe stimulimi për gjeneratën e re të liderëve shqiptarë. Literatura e përdorur mbështetet tek mendimi elitar i shkollave më të mira amerikane të lidershipit

Kush mund të përfitojë?

Menaxherët që punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës. Menaxherët të cilët mbajnë lidhje me kolegët .
Stafet e kompanive të ndryshme të cilët dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune. Të punësuarit të cilët shpresojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.
Nëpërmjet aplikimit të teorisë dhe praktikës, kursi synon të kultivojë aftësite e ushtrimit të lidershipit, punën në grup, mendimin analitik, forcën argumentuese, debatuese dhe influencuese. Trajnimi ofron një mundësi unike për të kuptuar udhëheqjen, shkëmbyer eksperiencat tona të ndryshme dhe stimuluar hapjen e një rruge të re për potencialin drejtues të gjithsecilit duke përdorur mënyrat efektive të ushtrimit të lidershipit.

Zhvillimi i kursit.

Pjesëmarrja është e limituar.
Kursi do të jetë shumë interaktiv. Kjo do të thotë që pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar, në çifte, në grupe dhe përpara klasës. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

 

LEKTORI

Dr. ERION PICIRI eshte drejtori themelues i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga ky sezon ai drejton Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane.
Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te Neë York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Ëashington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur  detyren e Shefit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.
Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.

STRUKTURA E TRAJNIMIT

  • Kohëzgjatja:  5 takime ne 5 jave duke nisur nga 21 Maj-18 Qershor 2016- Ora 10:30 – 13:30
  • Tarifa e pjesëmarrjes: 70 Euro, ku janë të përshira materialet e kursit, dhe çertifikata në fund të tij.
  • Afati i fundit i pagesës: 20 Maj 2016
  • Modalitetet e pagesës: Tarifa e pjesëmarrjes paguhet përpara fillimit të kursit dhe nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të tij. Pagesa duhet bërë pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Deparatamenti i Projekteve dhe Trajnimeve brenda datës 20.05.2016
  • Vendi: Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
  • Në fund të Trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë nga DHTIT.

 

Për të marrë formularin e aplikimit, si dhe për informacione të tjera rreth trajnimit apo modaliteteve të pagesës, ju lutem kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

Formulari i aplikimit

KONTAKT

Ornela Sulce Kordinatore Trajnimesh Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë Rr: Kavajës, nr.6, Tiranë/Shqipëri
Tel:  + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al

PROGRAMI

Dita 1 ( 21 Prill ora 10:30 – 13:30)HYRJE NË LIDERSHIPIN E VËRTETË
▪    Përkufizimi i liderit & lidershipit
▪    Lideri, mbështetësit & qëllimet/problematikat
▪    Detyrat e lidershipit
▪    Mitet e lidershipit
▪    Teoritë e lidershipit
▪    Vlerat e liderit
▪    Lideri autentik
▪    Faktori Wallenda
▪    Strategjitë e lidershipit
▪    Dallimet e liderit nga manaxherët
▪    Kompetencat e lidershipit
▪    Lideri i vertetë vs. Lideri fals
ZBULIMI I ZJARRIT BRENDA TEJE
▪    Harku i ambicies
▪    Tipologjia e liderve
▪    Figurat arketipale të transformimit
▪    Etapat dhe përbërësit themelore të lidershipit
▪    Ekuacioni i origjinalitetit
▪    Udhëtimi i lidershipit autentik
▪    Njohja e vetvetes
▪    Gjetja e pasionit
▪    Drejtimi nga podiumi.Dita 2 (28 Maj ora  10:30 – 13:30)
BESUESHMËRIA E LIDERIT TË BIZNESIT
▪    Lidershipi i besueshëm
▪    Besimi strategjik
▪    Besimi institucional
▪    Besimi personal
▪    Përfitimet e lidershipit të besueshëm
▪    Besimi, veprimtaria & komunikimi
▪    Armiqtë e njohur & të panjohur të lidershipit të besueshemIMAZHI I LIDERIT DHE KOMPANIVE TË BIZNESIT
▪    Koncepti i imazhit social
▪    Imazhi i liderit & institucioneve
▪    Imazhi global
▪    Imazhi, mass-media & opinioni publik
▪    Imazhi & pozicionimi
▪    Pritshmëria & besueshmëria
▪    Imazhi i dëshirueshëm
▪    Analiza SWOT
▪    Administrimi i krizave të imazhitDita 3 (4 Qershor ora 10:30 – 13:30)
TEKNIKAT E KOMUNIKIMIT PUBLIK
▪    Modeli bazik i komunikimit
▪    Komunikimi publik & politik
▪    Rregullat e komunikimit efektiv
▪    Fushatat e ambjentit & ngacmimit
▪    Komunikimi i përditshem/fushatat permanente
▪    Ligjet e propagandës
▪    Teknikat e Fjalimeve të Reganit
▪    Lideri retorik – Martin Luther King Jr.
▪    Administrimi i krizave të komunikimit
LIGJERIMI PUBLIK
▪    Mentaliteti i lidershipit
▪    Terheqja pas – vetdiagnostikimi
▪    Kuadri i parapërcaktuar i të folurit publik
▪    Tejkalimi i frikës dhe nervozitetit
▪    Përdorimi i gjesteve natyrale
▪    Pasioni & arti i praktikës
▪    Muzikalitetii fjalimit
▪    Tempoja, dinamika, intonacioni, timbri, ritmi
▪    Krijimi i mesazheve të paharrueshme
▪    Përfytyrimi, simbolika, morali & përseritja
▪    Anafora, epistrofa, aliteracioni
▪    Anektodat & mbyllja e qarkut
▪    Mbrojtja e kauzës tënde.Dita 4 (11 Qershor ora 10:30 – 13:30)
INTELIGJENCA EMOCIONALE & POLITIKE NË LIDERSHIPIN E BIZNESIT
▪    Koeficienti i inteligjencës & Inteligjenca emocionale
▪    Përbërësit e inteligjencës emocionale
▪    Vetëdija, vetrregullimi, motivimi, ndjeshmëria, përshtatja shoqërore
▪    Mbledhja e njerëzve në anën tuaj
▪    Zëri si mekanizëm ndryshimi
▪    Gjendja shpirterore si motor performance
▪    Integriteti i themel besimi
▪    Qëndrueshmëria, përputhja, serioziteti & ndershmëria
▪    Profesionalizmi-rregulli i 10 mijë orëve
▪    Talenti, puna & oportuniteti
▪    Të nxënit tradicional – mirëmbajtje e sistemit & reflektim mbi krizën
▪    Te mesuarit bashkekohor – parashikim i te ardhmes, degjim & pjesemarrjes ne
▪    Inteligjenca sociale vs inteligjenca politike
▪    Drejtimi përmes intimidimit, frikës & ndëshkimit
▪    Mashtrimi
▪    Pushteti nga demonët e së shkuarës
▪    Dallimi midis fuqisë & lidershipit

TRASHEGIMIA E LIDERSHIPIT TUAJ
▪    Jetëgjatësia e lidershipit
▪    Ndërtimi i një trashëgimie
▪    Fotomozaiku
▪    Përfituesit e trashëgimisë drejtuese
▪    Pozicioni dhe roli natyral
▪    Impakti i liderit mbi kulturën, aktorët, institucionin
▪    Shkrimi i Deklaratës së trashëgimise udhëheqëse
▪    Trashëgimia, aksioni dhe rezultatet
▪    Trashëgimia nën presion
▪    Trashëgimia dhe përgjegjësitë e lidershipit

Dita 5  (18 qershor 2016)
▪    Mbajtja e fjalimeve & prezantimeve
▪    Mbyllja e programit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0