Sot, kemi nevojë për të dyja këto: një grup pune nga G20, për të koordinuar mbështetjen ndërkombëtare dhe një konferencë të donatorëve për ta bërë atë mbështetje efektive.
LONDËR – Këtë javë, liderët nga mjekësia, ekonomia, politika dhe shoqëria civile po bashkohen për të kërkuar veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar ndërkombëtar – në ditët e ardhshme – për të mobilizuar burimet e nevojshme për të adresuar krizën nga COVID-19.
Ata do mblidhen për të parandaluar katastrofën aktuale shëndetësore dhe për të shmangur një depresion global. Po humben shumë jetë njerëzish, çështjet e tjera shëndetësore po injorohen, shoqëritë dhe ekonomitë po shkatërrohen. Një dekadë më parë, kriza e menjëhershme ekonomike mundi të kapërcehej kur u adresua kapitalizimi i sistemit bankar global. Këtë herë, kriza ekonomike nuk do të përfundojë derisa të adresohet urgjenca shëndetësore dhe urgjenca shëndetësore nuk do të përfundojë duke adresuar sëmundjen vetëm në një vend.
Mund të përfundojë vetëm kur të gjitha vendet shërohen nga pandemia e COVID-19 dhe të parandalohet kthimi i saj.
Të gjitha shoqëritë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor – madje edhe më të sofistikuarit dhe më të pasurit – janë nën tendosjen e shkaktuar nga koronavirusi. Por nëse nuk bëhet asgjë, ndërkohë që koronavirusi përhapet në vendet afrikane, aziatike, amerikano-latine dhe komunitete më të vogla, të cilat kanë pak pajisje për testim dhe sisteme të brishta shëndetësore dhe ku distancimi social do të jetë i pamundur të arrihet – do të shkaktojë shkatërrim. Kjo do të sillte në mënyrë të pashmangshme nxitjen e shpërthimeve të tjera në të gjithë botën.
E vetmja mënyrë për ta mbyllur krizën sa më shpejt është të bëjmë atë, që duhet të kishim bërë prej vitesh: të financojmë agjencitë e shëndetit publik, shkencor dhe ekonomik që qëndrojnë midis nesh dhe katastrofës globale. Udhëheqësit botërorë duhet të bien dakord menjëherë për një angazhim fillestar prej 8 miliardë dollarësh. 1 miliard dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit për të vazhduar punën e saj jetësore gjatë vitit 2020, dhe pjesa tjetër për të mbështetur Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike për të koordinuar përpjekjet për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e diagnozave efektive, terapive dhe vaksinave.
Këto përparime, me qasje të barabartë për të gjitha vendet, janë thelbësore nëse do t’i japim fund kësaj pandemie dhe të parandalojmë tragjeditë e ardhshme.
Financimi, duhet të sigurohet për të përmbushur nevojën globale për ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse personale. Ne duhet të kemi një kapacitet shumë të madh duke bashkërenduar prodhimin global dhe blerjen e furnizimeve të tilla mjekësore. Nëse një vaksinë bëhet e disponueshme, duhet të ndahen fonde të mjaftueshme për ta shpërndarë atë, përmes organizatave ekzistuese si Gavi, Aleanca e Vaksinave, në vendet më të varfëra.
Sipas vlerësimeve më optimiste nga Imperial College, Londër, do të ketë 900,000 vdekje në Azi dhe 300,000 në Afrikë. Vendet në zhvillim, jo vetëm që nuk kanë sisteme moderne shëndetësore. Por ato gjithashtu kanë rrjete të papërshtatshme të sigurimeve shoqërore. Të paktën 35 miliardë dollarë janë të nevojshme për të siguruar pajisje jetësore mjekësore, rekrutimin e personelit dhe forcimin e rezistencës kombëtare.
E megjithatë, përkundër rrezikut të afërt, pothuajse 30% e vendeve nuk kanë plane gatishmërie dhe përgjigje kombëtare të COVID-19. Sipas OBSH-së, vetëm gjysma kanë një program kombëtar të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Shumë prej tyre nuk kanë standarde adekuate të ujit, kanalizimeve dhe higjienës në mjediset e tyre të kujdesit shëndetësor.
Ndërsa vlerësohet se vendet më të pasura do të kenë vetëm një të shtatën e shtretërve të spitalit, që u nevojiten për kujdes kritik, vendet e varfra do të kenë shumë, shumë më pak, dhe shumë prej tyre nuk do të kenë fare. Qeveritë kombëtare gjithashtu po përpiqen të mbrojnë ekonominë, që është në rënie.
Për të parandaluar që një krizë e likuiditetit të shndërrohet në një krizë të aftësisë paguese dhe recesioni global i sotshëm të bëhet depresioni i së nesërmes, duhen urgjentisht masa fiskale, monetare dhe tregtie të koordinuara më mirë.
Vendet më të varfra kanë nevojë për ndihmë të veçantë ekonomike. Komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë duke hequr dorë nga ripagimi i borxheve të këtij viti, duke përfshirë 44 miliardë dollarë në Afrikë. Në të vërtetë, të paktën 150 miliardë dollarë fonde të reja do të duhen për të mbrojtur ekonomitë në zhvillim.Banka Botërore mund të shkallëzojë mbështetjen e vendit duke përmbushur ende kufirin e saj të huazimit. Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.
Në vitin 2009, gjatë recesionit të madh, shpenzimet e Bankës Botërore shkuan nga 16 miliardë dollarë në 46 miliardë dollarë. Një zgjerim i ngjashëm i burimeve të disponueshme duhet të garantohet tani. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se do të mobilizojë të gjitha burimet e tij të disponueshme. FMN duhet të ndajë rreth 500-600 miliardë dollarë në të drejtat e tërheqjes speciale (SDR).
Koha është e shkurtër. Në mënyrë ideale, duhet të bihet dakord këtë javë dhe kjo të konfirmohet zyrtarisht nga FMN dhe Komiteti i Zhvillimit të Bankës Botërore kur ato të takohen në 17-19 prill. Kjo është strategjia më e vlefshme në dispozicion. Nëse çmimi duket i lartë, pasojat e mos pagimit të tij mund të jenë katastrofike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.