Liderë, zgjohuni! Gen Z nuk po luan më sipas rregullave tuaja - Business Magazine Albania

Liderë, zgjohuni! Gen Z nuk po luan më sipas rregullave tuaja

Nëse jeni një drejtues dhe kërkoni të mbani afër talentet e brezit të ri, atëherë është koha të lini mënjanë strategjitë tradicionale dhe të merrni një mësim nga… Roblox!

Po, saktë e lexuat. Loja e njohur që pasqyron botë të pafundme, krijimtari të lirë dhe përfshirje totale është kthyer në metaforën më të mirë për të kuptuar se si po ndryshon dinamika mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në vitin 2024. Ndërsa brezat më të vjetër janë rritur me rregullat strikte të Tetris-it, Gen Z, ose siç po quhen tashmë, brezi Roblox, kërkon më shumë liri, fleksibilitet dhe vetëvendosje në punë.

Lexo gjithashtu: CEO i DeepMind : AI mund të shërojë të gjitha sëmundjet gjatë dekadës së ardhshme!

Nga struktura drejt spontanitetit

Tetris-i, për ata që e mbajnë mend me nostalgji, ishte një lojë e rregullt, me kufij të qartë dhe një ndjenjë kontrolli. Qëllimi ishte i thjeshtë dhe vendosi gjithçka në mënyrë perfekte. E njëjta filozofi ka udhëhequr për vite me radhë strukturën e organizatave, hierarki të qarta, rregulla të padiskutueshme dhe një drejtim top-down.

Por kjo qasje nuk funksionon më. Kur një baba i tregoi Tetris-in të birit të tij 12-vjeçar, përgjigjja ishte domethënëse: “Pse duhet ta luaj? Nuk mund ta fitosh kurrë sistemin.”

Ndërkohë, në botën e Roblox-it, çdo përdorues është krijues. Mund të ndërtojë universin e tij, të përcaktojë rregullat dhe të zgjedhë rolin që dëshiron. Nuk ka një rrugë të vetme drejt suksesit, ka miliona. Dhe kjo është pikërisht ajo që Gen Z kërkon nga vendi i punës.

Lexo gjithashtu: Po kërkon të fitosh pa investuar shumë? Këto bizneset mund t’i fillosh sot

“Power with”, jo “Power over”

Ndryshimi nuk është vetëm në mënyrën se si punojmë, por edhe në marrëdhënien me punën. Në vend të komandës dhe kontrollit, brezi i ri kërkon bashkëpunim, përfshirje dhe ndikim real. Ata nuk kërkojnë të ngjiten në një shkallë korporate, por të jenë bashkëkrijues të ambientit ku punojnë.

Sipas World Economic Forum, rreth 80% e punonjësve Gen Z janë në kërkim të një pune që përputhet me vlerat e tyre personale. Dhe gati gjysma janë të gatshëm të japin dorëheqjen nëse puna ndërhyn në balancën e jetës së tyre private.

Më shumë sesa fleksibilitet, një transformim kulturor

Është folur shumë për fleksibilitetin, punën nga shtëpia, oraret hibride, por në fakt, çështja shkon më thellë. Në një raport të fundit nga Gartner, thuhet se përfshirja emocionale e punonjësve ka gati katër herë më shumë ndikim në stresin e tyre sesa vendndodhja fizike e punës. Nuk ka rëndësi ku ndodhen, por si ndihen çdo ditë në punë.

Dhe këtë, krijuesit e lojërave si Roblox e dinë mirë, përfshirja vjen nga ndjesia e autonomisë, bashkëpunimit dhe personalizimit. Këto janë fjalët kyçe për një vend pune që jo vetëm i tërheq, por i mban Gen Z të motivuar.

Lexo gjithashtu: Rrjetet sociale, trampolina drejt pasurisë/ Si po bëhen influencerët shqiptarë fytyrat e reja të suksesit?

Loja ka ndryshuar

Në vitin 2025, Gen Z do të përfaqësojë 27% të fuqisë punëtore në vendet e OECD, dhe deri në vitin 2030, ata së bashku me milenialët do të dominojnë mbi 58% të tregut të punës. Është më shumë se një trend, është një transformim gjeneracional.

Nëse drejtuesit duan të ndërtojnë organizata që rezistojnë në kohë, nuk mjafton më të luajnë Tetris në një botë që funksionon sipas rregullave të Roblox-it. Është koha të ndryshojnë lojën, ose të dalin nga loja fare.

WIRED

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0