Libri i fytyrave dhe iluzioni i kontrollit

Libri i fytyrave dhe iluzioni i kontrollit

Libri i fytyrave

Nga Landa Grembi

Jeta virtuale nuk është më risi në dekadat e fundit. Ndodhitë e realitetit shfaqen bujshëm në rrjete sociale, pëlqehen, komentohen e ndahen në profilin e gjithsecilit. Asnjë gjë të re deri këtu. Pas tre ditësh harrohet dhe fillon nga e para cikli tjetër i pëlqimeve, sharjeve, komenteve dhe ndarjeve me të tjerët.

Harrohet teatri, harrohet drejtësia, harrohet vjedhja, përdhunimi, përdhosja jote si individ e gjithcka tjetër, e cila po mbyt përditshmërinë sepse më pas del një tjetër ngjarje ose dikush nga bota e artit është shtatzënë apo ai ka lanë atë apo ajo e tradhëtoi me atë e në rastin më të mirë (krahasuar me këto të tjerat) ndonje tymnajë tjetër për kontrolle e vaksina imagjinare.

Sot rrjeti i internetit eshte kthyer në realitetin tonë, duam apo nuk duam që ta pranojmë. Pothuajse dy dekada më parë, Laërence Lessig, një profesor në Harvard, parashikoi, në librin e tij Code (i gjetshëm falas online): “Hapësira e lirë në vetvete në internet, do të bëhet një mjet i përsosur i kontrollit.” Profecia po ndodh aktualisht.

Në librin e dashur të fytyrave të njohur si Facebook, sot njerëzit ndajnë pothuajse çdo gjë që mendojnë, shijojnë, vizitojnë, blejnë madje dhe emocionet e tyre, përkundrejt postimeve të ndryshme.

Amazon di gjithashtu pëlqimet e gjithsecilit nga ne duke filluar nga blerja e parë, google na njeh më mirë se partneri/rja sepse aty kërkojmë dhe ‘qajmë’ hallet kur duam zgjidhje për atë çka nuk dimë. Po, po jemi kthyer në qënie përtace për të hapur një libër e jo vetëm teksa themi shpesh me miqtë: ja ta Google-oj pak? Instagrami është bërë model i gjeneratave të fundit, të cilët funksionojnë sipas risive që nxjerr ‘ylli’ i rradhës me një milion like (pëlqime).

Twitter minimalisht na njeh po ashtu nga ato cicërimat e vogla, që postojmë tek-tuk.

Nuk mbetet mbrapa as LinkedIN, për të cilin kujton se është më professional se këta ‘llafazanët’ e tjerë, por ama është më i keq sepse aty ke sytë dhe veshët e kompanisë/administratës ku punon e frymon. Nëpërmjet GPS-it dihet se ku shkon, çfarë viziton dhe madje kur ndalon për të parë një pallat në ndërtim, vjen në shtëpi dhe gjëja e pare, që shikon sa hap internetin është reklama e shitjes për atë ndërtim.

Hartat digjitale janë bërë shpëtimi jonë dhe për të shkuar deri tek lagjja tjetër sepse ndodh që aty ku ke kaluar dikur del ndonjë ndërtim i ri që ka zënë rrugën e vjetër ashtu si urtë e butë, e ti, humb fillin.

Për WhatsApp dhe etikën e komunikimit duhen faqe të tëra e s’po e hap atë temë.

Pyetja që shtrohet: A është e gjitha kjo kontrolli i plotë modern i jetëve tona, të cilat i kemi ofruar në një pjatë të argjendtë çdo ditë? Sot minimalisht secilit prej nesh i dihet/gjindet lehtësisht se çfarë pëlqen/preferon për pothuajse çdo fushë të jetës që nga sporti, shijet muzikore, kulinare, estetike, politike etj.

A është një kërcënim aktual kontrolli i jetëve tona? Dikush me siguri do të kundërvihet duke thënë pa e menduar gjatë: “Por unë nuk kam asgjë për të fshehur.” Argumenti është i sigurtë, por i gabuar dhe i papërgjegjshëm.

Shumica prej nesh ka një njohuri tejet sipërfaqësore të këtyre rreziqeve duke filluar nga mbikqyrja e të dhënave tona ofruar me dëshirë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. E si rezultat ne po i hapim dyert për jetën tonë “mysafirëve” si Google, Amazon, Facebook, Twitter, Instragram e të tjerë, që me siguri do të pasojnë.

Sot, bota është kthyer në një fshat të vogël saqë dimë se çfarë veshi, hëngri, ku shkoi dhe me kë drekoi Ronaldo, Noizërat dhe si të ngjashmit e secilit grup.

Sikurse, dinë gjithçka po ashtu rreth nesh – dhe ne nuk po e kuptojmë pse duhet të shqetësohemi për të. Njohin prindërit tanë, fëmijët, shokët, kolegët, komshinjtë e çdo frymor, që ndërveprojmë sepse në një mënyrë apo tjetër në botën – fshat nga libri i fytyrave të gjithë njohim njëri tjetrin.

Bëjmë protesta për vaksina imagjinare dhe rrjete imagjinare e nuk ndërgjegjësohemi për çfarë po ofrojmë FALAS duke filluar nga Facebook. Akoma nuk po kuptojmë që drejtimin e jetës sonë tashmë s’e kemi aspak në duar. A jetojmë dot pa teknologjinë? JO!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0