Lexuesit e Businessmag përzgjedhin si e duan revistën e tyre. Njihuni me rezultatet e anketës - Business Magazine Albania

Lexuesit e Businessmag përzgjedhin si e duan revistën e tyre. Njihuni me rezultatet e anketës

Lexuesit e Businessmag

Mbi 5 vite përvojë dhe rritje së bashku me ju, ne duam të sjellim tek ju publikimet premium. Për këtë ju pyetëm rreth revistës Business Magazine Albania disa javë më parë, për të parë reagimet dhe feedback-un tuaj kundrejt punës që kemi realizuar ndër vite dhe çfarë do të donit më shumë. Jemi të lumtur që kemi marrë komente, sugjerime dhe kritika, të cilat do t’i marrim parasysh për të përmirësuar punën tonë. Duam të ndajmë me ju rezultatet e anketës për të qenë transparent me të gjithë ju.

Gjatë procesit të anketimit morëm përgjigjie nga persona të ndryshëm, me profesione të ndryshme, duke filluar nga të rinj studentë e deri te drejtuesit e kompanive në Shqipëri.

75% e të anketuarve u përgjigjën se e ndjekin BusinessMag online në mediat sociale dhe në faqen e webit. Kur publikojmë numrin e ri të revistës, kujdesemi që ta publikojmë në dy formate, në atë digjital dhe print. Nga të anketuarit, mbi 44% u përgjigjën që e kanë marrë formatin digjital të revistës, i cili ka qenë gjithmonë falas, ndërsa gati 53% janë përgjigjur se dëshirojnë të kenë në duar variantin e printuar të revistës.

Lexo: 5 artikujt më të lexuar gjatë vitit në Businessmag.al

“Jam i gatshëm të paguaj abonim një vjeçar për të marrë vetëm versionin digjital” u përgjigjën 32% e të anketuarve. Mbi 22% u shprehën se do të paguanin vetëm për versionin print dhe 24% janë shprehur se pas pagesës do donin të kishin të dy versionet. Gati 59% thonë se janë të gatshëm të paguajnë më pak se 10$ në vit për versionin digjital, për versionin print më pak se 15$, ndërsa për të dyja versionet së bashku, 15-20$ në vit.

Interesant është fakti që 76% e të anketuarve janë përgjigjur se e kanë më të lehtë të paguajnë online, kryesisht me kartë krediti ose në mënyra të tjera sipas mundësive.

Duke filluar që prej numrit të ardhshëm të revistës një pjesë e përmbajtjes së BusinessMag do të jetë premium, kundrejt pagesës dhe ju do të keni mundësi të zgjidhni paketën më të përshtatshme për ju.

Për t’u informuar më shumë për rezultatet e anketës Lexo Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0