Është krijuar një lëkurë elektronike që imiton forcën, elasticitetin dhe ndjeshmërinë e asaj humane. E përbërë nga një material, kryesisht prej uji, e cila mund të aplikohen në pajisje që vishen dhe në robotikë, për të mbledhur në kohë reale të dhëna biologjike, si presioni i gjakut.
Kjo u bë e ditur nga studimi i publikuar në revistën Science Advances nga grupi kërkimor i Universitetit të Shkencave të Teknologjisë Abdullah (Kaust), në Arabinë Saudite, koordinuar nga Yichen Cai e Jie Shen.
Lëkura elektronike, shpjegojnë autorët e studimit, është formuar nga hidrogjel, ku janë futur pjesë të vogla (nano) silikoni dhe një shtresë titani, për të rritur përmbajtjen e materialit dhe ndjeshmërinë e tij. “Hidrogjeli – shpjegon Cai – përbëhet gati tërësisht nga ujë dhe është i ngjashëm me teksturën e lëkurës humane”. Në këtë mënyrë, thekson Cai, “lëkura elektronike imiton funksionet e shumta natyrale të lëkurës humane, si perceptimi i temperaturës, apo sipërfaqeve, në kohë reale.