Ledian Shera nuk njeh të ndalur me WeAreAlbania - Business Magazine Albania

Ledian Shera nuk njeh të ndalur me WeAreAlbania


Ledian Shera na tregon më shumë rreth planeve dhe projektit të tij WeAreAlbania, një iniciativë risi dhe një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë, në një intervistë për BusinessMag. Ai për momentin sapo ka përfunduar konkurimin një garë ndërkombëtare startup-esh, në Silicon Valley, Amerikë.

Lediani ka krijuar një core-team këtu në Shqipëri me talente të rinj të apasionuar pas teknologjisë, programimit dhe biznesit. Në Shtator do të vijnë me lançimin e 3 startup-ve me të cilët kanë muaj që punojnë. 2 prej të cilëve do të lançohen në tregun shqiptar dhe tjetri në Itali. Projektet do të kenë drejtues të ndryshëm.

Lexoni: WeAreAlbania: Një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë

Si kompani bazën do e kenë në Tiranë, por në planet e Ledianit është zgjerimi i startup-it edhe në Itali, aty ku ai do të ndjekë 3 vite studim.

Gjithashtu nga Shtatori do të rilançojnë portalin WeAreAlbania me dizajn dhe fokus të ndryshëm nga zanafilla e tij.

“Krahasuar me një vit më përpara startup-i është më i zhvilluar, por dhe ne si grup kemi fituar eksperiencë të vlefshme që të mos përsërisim gabimet e mëparshme,” shprehet Lediani.

Ndërsa BusinessMag pyet për realizimin e objektivave të vendosura në fillimet e tyre Ledian na thotë se shumë prej tyre janë realizuar tashmë, si për shembull, ndërtimi i startup-it nga ana teknike, krijimi i grupit dhe gjithashtu përfundimi i modelit të biznesit.

“Nga trajnimi që mora në Silicon Valley, aktualisht po ndryshoj disa nga pikat dhe mentalitetin se si punohet në një startup,” thotë ai.

Lexoni: Ledian Shera, i riu që po prek ëndrrën e Silicon Valley

Në lidhje me vështirësitë me të cilat është përballur në rrugëtimin e tij, Lediani na thotë se kanë qenë mosha shumë e re dhe eksperienca e pakët, pasi gjatë rrugës bëhen shumë gabime që mund të evitohen.

“Ekipi mbetet një ndër faktorët kryesorë të dështimit apo suksesit në një startup, pasi sa vjen dhe bëhet më e vështirë dhe sfiduese gjetja e personave të duhur.”

Gjithashtu një faktor tjetër është tregu i vogël dhe mundësitë e pakta financiare për t’u zgjeruar në tregje më të mëdha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0