LeBron James, imazh i përjetshëm i NIKE

LeBron James, imazh i përjetshëm i NIKE


LeBron James mund të jetë basketbollisti më i mirë, dhe nëse ndonjëherë ndodhet në kohë të vështira, nuk ka pse të vrasë mendjen për lekë.

Mbreti James sapo ka firmosur një kontratë të përjetshme për të përfaqësuar ‘tikun’ e Nike, ka konfirmuar gjigandi i atleteve të Hënën.

Marrëveshja, e cila besohet të jetë e para e këtij lloji në historinë 44-vjeçare të kompanisë, garanton se supërylli 30 vjeçar i Cleveland Cavaliers do të përfaqësojë brandin prestigjioz sportiv gjatë të gjithë karrierës së tij basketbolliste por edhe pas saj.

Kompania, në një intervistë për Mashable, ka thënë se marrëveshja “sjell vlerë domethënëse për biznesin tonë, markën dhe aksionerët.”

“Ne kemi ndërtuar tashmë një biznes të fortë me imazhin e LeBron për 12 vitet e kaluara, dhe shohim potencial të rritur gjatë të gjithë viteve të karrierës dhe më tej,” thuhet në deklaratë. Një zëdhënës i Nike nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve rreth termave të kontratës me lojtarin e basketbollit.

Nike nënshkroi për herë të parë me James një marrëveshje 7-vjeçare 93 milionë dollarëshe në 2003 kur ylli ishte i ri dhe i freskët, i sapoardhur nga gjimnazi dhe i gatshëm për të pranuar ofertën. Kur marrëveshja skadoi në 2010-ën, Nike nënshkroi një marrëveshje të dytë për 9 vite të tjera.

Ndërsa kompani të tjera veshjesh sportive kanë bërë kontrata të tilla të përjetshme me sportistë botërorë, ESPN raporton se kjo është kontrata e parë e Nike dhe marrëveshja më e madhe me një atlet. Rivali i Nike, Adidas ka një të tillë me Derrick Rose të Chicago Bulls dhe legjendën e sportit David Beckham, ndërsa Reebok ka nënshkruar një të tillë me yllin e Filadelfias, Allen Iverson.

Sipas SportsScanInfo, linja e veshjeve që mbante firmën e tij bëri 340 milionë $ për Nike vitin e shkuar, më shumë se dyfishi i të ardhurave të vetë linjës së Durant. Kontrata e përjetshme e LeBron James me Nike, padyshim shënon një tjetër fazë në karrierën e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0