Lançohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

Lançohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

dua.com

Sot, më 22 qershor 2020, u lançua zyrtarisht dua.com, platforma  e cila ka për mision bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. E themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora dhe me një histori inspiruese, aplikacioni dua.com prej ditës së sotme do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar nga të gjithë. Themeluesit e platformës janë Valon Asani dhe Larklind Cerkezi.

Interesimi për dua.com ka bërë që vetëm pak orë pas lançimit, të renditet i pari në listen e aplikacioneve shqiptare në App Store.

dua.com
Për të mësuar më tepër rreth platformës, ne kemi zhvilluar një intervistë ekskluzive me njërin prej themeluesve, Valon Asani.

Si ndiheni sot në lançimin e dua.com?

Jemi shumë të emocionuar, por edhe të lumtur njëkohësisht, që kemi arritur ta lançojmë dua.com, brenda një kohe të shkurtër. Festimeve tona modeste në zyrë iu bashkuan edhe miqtë dhe familjarët, duke i shtuar vlera kësaj dite.

Sa kohë kishit që përgatiteshit?

Kemi filluar përgatitjet në gusht të vitit 2019, por zhvillimi i aplikacionit, të cilin lançuam sot, ka filluar në shkurt 2020. Pra kemi punuar rreth 4 muaj për të ndërtuar aplikacionin.

Çfarë presin investitorët nga platforma juaj?

Pritshmëritë e investitorëve janë po aq të mëdha sa edhe tonat. Synojmë që brenda ditës së sotme të arrijmë mbi 10 mijë përdorues. Më pas do të vazhdojmë punën intensive për të prezantuar aplikacionin tek komuniteti shqiptar në mbarë botën, duke rritur kështu numrin e përdoruesve.

Cili është misioni, që do të realizojë dua.com?

Misioni i dua.com është të bashkojë shqiptarët anembanë botës. Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët, aplikacioni dua.com do t’ju mundësojë krijimin e njohjeve të reja si të dashurisë gjithashtu edhe atyre shoqërore e biznesore. Gjithashtu do të ofrojmë edhe mundësinë për të kërkuar dhe ofruar ndihmë, në mnëyrë që shqiptarët të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.

Çfarë sjell ndryshe për shqiptarët kjo platformë?

dua.com nuk është vetëm një aplikacion, por në vetvete përbën ndryshim. Platforma jonë është një lëvizje, e cila ka si mision bashkimin e shqiptarëve, fillimisht në tre fusha: dashuri, biznes dhe çështje sociale. Padyshim që në objektivat e së ardhmes kemi të përfshirë zgjerimin e këtyre fushave. Ne duam që shqiptarët ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Sa përdorues keni pasur para lançimit?

Kemi pasur 2100 përdorues, të cilët e kanë përdorur në mënyrë aktive aplikacionin, ndërkohë kemi pasur rreth 5000 përdorues, të cilët kanë bërë subscribe. Përsa i përket komunitetit tonë në rrjetet sociale, numërojmë rreth 350 mijë përdorues në të gjithë botën.

Si do të funksionojë aplikacioni juaj?

Për të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar deri tani në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store ose duke klikuar këtu.

Përdoruesi mund të krijojë një profil personal. Pasi verifikohet llogaria, përdoruesi ngarkon një foto dhe më pas shkruan të dhënat personale. Pasi profili plotësohet, mund të fillojë përdorimi aktiv i tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0