Lamtumirë orar zyrtar i punës: Puno nga ku të duash - Business Magazine Albania

Lamtumirë orar zyrtar i punës: Puno nga ku të duash

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë ka lejuar që shumë prej nesh të lirohen nga vërtitjet e përditshme dhe ecejaket shtëpi-punë-shtëpi. Tani duket se njerëzit hezitojnë të kthehen tek rutina e tyre e vjetër. Me mundësinë që puna në distancë të bëhet një realitet afatgjatë, duket premtuese për ata që janë në gjendje të udhëtojnë dhe të vendosin zyrën e tyre kudo – nga një tavolinë me pamje nga një liqen i qetë deri te këmbimi i sfondit malor të kompjuterit me një sfond alpin në jetën reale.

Puno dhe kënaqu

Tani që njerëzit mund të kenë lirinë për të punuar nga kudo që të zgjedhin, 2021 mund të sjellë një rritje të konsiderueshme të udhëtarëve që kërkojnë të bëjnë udhëtime më të gjata që ndërthurin punën dhe kënaqësinë. Më tepër se gjysma e udhëtarëve globalë (52%) thanë se do të shfrytëzonin rastin për të zgjatur udhëtimet e tyre të biznesit në mënyrë që të mund të planifikonin edhe pak kohë për t’u relaksuar. Shumë ka të ngjarë të zgjasin kohën e pushimeve të  tyre me  një ose dy javë në mënyrë që të punojnë në distancë.

LEXO: Kalimi nga zyrat fizike te puna nga shtëpia, avantazhi i IT

Gjërat e nevojshme që duhet të ketë akomodimi

Ndërsa puna nga shtëpitë tona ka përfitimet e saj, mbi një e treta (37%) e të intervistuarve kanë konsideruar tashmë rezervimin e një vendi për të qëndruar për me qëllim ndryshimin e ambientit të punës. Këto udhëtarë janë kryesisht në kërkim të akomodimeve që kanë pajisje për krijimin e një zyre në ambientet e shtëpisë, , Wi-Fi të shpejtë dhe, më e rëndësishmja, një pamje të bukur ose ambient të përshtatshëm me qëllim që koha e punës të ecë sa më shpejtë.

Udhëtimet e biznesit

Laptopët po bëhen nevoja më e re për udhëtimet e vitit 2021. 40% e udhëtarëve janë të gatshëm të karantinohen në destinacione të ndryshme për sa kohë mund të punojnë në distancë. Bota e udhëtimeve të biznesit do të shohë gjithashtu një kërkesë të rritur për privatësi, pastërti dhe qëndrime më të gjata.

BOOKING

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0