Laidi Ferruni: 14 arsye pse na nevojitet një dyqan online

Laidi Ferruni: 14 arsye pse na nevojitet një dyqan online


Dyqani fizik qëndron i hapur në vetëm 8 orë të ditës. Ja po themi 12 orë. A e keni menduar ndonjëherë mundësinë e zgjerimit të biznesit tuaj? A do të kishit dëshirë që kur të zgjoheni në mëngjes të keni një numër të madh porosish në telefonin tuaj? Një dyqan online do të ishte zgjidhja e duhur për ju.

Me një dyqan online mund të blini pa limit dhe nuk qëndroni pa pushim në krye të detyrës. Mund të keni dyqanin tuaj hapur 24 orë të ditës dhe të menaxhoni shitjet duke u ndjerë komod nga cilido vend që të jeni.
Për BusinessMag.al Laidi Ferruni marketer interneti, liston 14 arsye pse është e rëndësishme që të keni një dyqan online.

  1. Dyqani online është i hapur në 7 ditë të javës dhe 24 orë të ditës

Ky është një avantazh që shumica e bizneseve fizike nuk e kanë. Për më tepër është një avantazh tepër konkurues. Pasja e një dyqani online si ndihmës i një biznesi fizik, rrit numrin e klientëve tuaj, si dhe zgjeron rrezen e biznesit.

  1. Marketingu që na orfohet si shitës online, është i jashtëzakonshëm

Mjetet e marketingut janë të thjeshta dhe aq të lira, saqë mund të arrini qindra njerëz një një kohë shumë të shkurtër. Ky lloj marketingu ju mundëson juve si shitës online të zgjeroni numrin e klientëve edhe jashtë qytetit ku operoni.

Lexo: Kurset online, metodologjia e të sotmes

  1. Blerja online është më e thjeshtë

Rrezja e biznesit që keni është vetëm përreth lagjes tuaj. Me një dyqan online ju mund të keni klientë nga vendi dhe madje edhe nga jashtë. Mund të merrni porosi edhe të bëni transferta me një kosto minimale.

  1. Një dyqan online ka kosto më të ulëta se një dyqan fizik

Nëse zgjidhni të ngrini një biznes në një zonë të njohur të vendit ku jetoni, normalisht edhe kostot do të jenë të larta. Dhe mbi të gjitha pavarësisht se sa do të investoni dhe ku do të investoni, ju sërish do të kushtëzoheni nga rrezja, nga një target i caktuar klientësh.

  1. Një dyqan online ka më pak risk se një dyqan fizik

Nëse do të paguash dikë që të menaxhojë biznesin tënd, atëherë do të paguani më pak. Por, nëse do ta menaxhoni vetë nuk do të paguani aspak përveçse do t’i përkushtoni kohën tuaj biznesit. Risku për këtë lloj biznesi është tepër i ulët.

  1. Teknologjitë për të menaxhuar një dyqan online janë shumë të avancuara

Një dyqan fizik të jep mundësinë e komunikimit përballë me klientin. Por përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale, afërsia me klientin mbetet sërish e njëjtë. Ju mund t’i nisni klientit tuaj foto dhe video nga më të ndryshimet për reklamimin e mallit tuaj.

  1. Është shumë e thjeshë të edukosh njerëzit në masë

Në internet është shumë e lehtë të komunikosh me klientët për t’u dhënë informacionin e duhur për çdo produkt që ato shfaqin interes. Kjo varet nga lloji i biznesit. Nëse keni një dyqan me produkte kozmetike mund të jepni informacion për secilin prej tyre, apo nëse shisni veshje, mund të flisni me klientin për ngjyrat dhe trended e kohës.

Lexo: 9 shërbime për automjetet mund t’i rezervoni online

  1. Promocioni ndikon direkt në imazhin e biznesit tuaj

Ecuria e biznesit tuaj varet nga mënyra se si bëni promocionin. Prania online është prestigj, vlerë e shtuar dhe tregon se jeni një biznes serioz. Të qenurit online dhe serioz krijon një imazh më të mirë për ju.

  1. Targetimi i klientëve

Targetimi i klientëve është një kusht bazik, i cili nuk mund të arrihet me metoda të tjera përveçse online.

  1. Mund të punosh nga ku të dëshirosh

Biznesi online është i vetmi që ta jep këtë mundësi. Është favorizuese dhe mbi të gjitha keni liri. Mjafton të keni një laptop dhe internet dhe mund të menaxhoni shitjet tuaja nga kudo që të jeni. Puna juaj ecën mrekullueshëm, ndërkohë që jeni me pushime, punoni nga kafeja apo edhe po qëndroni në shtëpi.

  1. Dyqani online ju jep mundësinë të shisni edhe jashtë kufijve

Mjafton që të keni klientë edhe nga jashtë edhe mund të shisni edhe nëpër botë. Gjithashtu, online ju mund të keni biznesin tuaj edhe në Amerikë, Europë dhe ndërkohë që jeni në Shqipëri.

  1. Një dyqan online rrit klientelën e dyqanit tuaj fizik

Ka mjaftueshëm raste të tilla. Një dyqan fizik ka një ecuri më të madhe nëse ndihmohet nga një faqe në facebook apo instagram. Pandaj një dyqan i tillë nuk duhet t’i mungojë një dyqani fizik.

Lexo: Si të filloni një biznes të vogël online?

  1. Interneti na ofron mënyra shumë të avancuara për t’i shërbyer në mënyrë perfekte klientit

Për të komunikuar me klientin dhe për të qenë më afër tij, interneti është zgjidhja. Pra interneti ofron mënyra shumëdimensionale për t’i shërbyer klientit.

  1. Mund të shisni pa rrezikuar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0