Njoftimi që u bë ditën e Martë tregoi se website-i ka patur një rritje në vlerë në 52.6 milionë $ duke përjetuar një rritje mjaft të shëndetshme, raporton New York Times.
Mbi 12 milionë njerëz tani përdorin ResearchGate, e cila përmban punën e studiuesve, duke përfshirë 56 nobelistë.
Përveç ndarjes dhe diskutimit të studimeve akademike, njerëzit që përdorin ResearchGate mund të përfitojnë të njëjtat gjëra që rrjetet e mediave sociale zakonisht i japin përdoruesve të tyre si psh. lidhjet sociale me individë apo ekspozimin publik të mendimeve dhe ideve apo në këtë rast të hulumtimeve.
Këto ditë, hulumtuesit ngarkojnë rreth 2.5 milionë dokumente në faqen e internetit çdo muaj – kjo është e njëjta sasi e hulumtimit që është ngarkuar në faqen e internetit në mes të viteve 2008 dhe 2012.
Kjo rritje e madhe duket që do të vijë së bashku me një tendencë në komunitetin shkencor për të përqafuar rrjetin e gjerë të internetit në përpjekjet për të ndarë dhe për të diskutuar hulumtime të ndryshme.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.