Ky truk i thjeshtë ju ndihmon të përmirësoni kujtesën tuaj - Business Magazine Albania

Ky truk i thjeshtë ju ndihmon të përmirësoni kujtesën tuaj


Ndonjëherë mund të keni shumë gjëra në mendjen tuaj saqë është e vështirë të mbani mend gjërat e thjeshta si për shembull ku vendosni çelësat, telefonin apo makinën. Dhe, le ta pranojmë, shumë prej nesh humbasin shumë kohë duke kërkuar për këto sende thelbësore.

Lexoni: 7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj

Arsyeja që ne i harrojmë çelësat, kuletat, telefonat, apo edhe makinat tona kaq shpesh është sepse ne ruajmë aq shumë versione të ngjashme të këtyre kujtimeve. Mendoni se sa herë e keni parkuar makinën tuaj ose i keni hedhur çelësat tuaj diku. Truri juaj ka me mijëra kujtime. Me kalimin e kohës, ato fillojnë të turbullohen.

Për të përmirësuar kujtesën tuaj, duhet të jeni në gjendje të ndani këto kujtime. Herën tjetër kur vendosni çelësat tuaj, provoni të krijoni një skenë të saktë në kokën tuaj. Merrni parasysh sipërfaqen në të cilën i keni vendosur. A është prej druri, çeliku apo betoni? E kuqe apo blu? A ka ndonjë fotografi apo objekt aty pranë që mund ta mbani mend? Sa më shumë detaje që mund të “fotografoni” nga skena, aq më shumë do të kujtoni se ku e keni vendosur telefonin tuaj apo dosjen e skedarëve të rëndësishëm.

Lexoni: Shtrengimi i grushteve ndihmon memorien

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0