7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj - Business Magazine Albania

7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj


Nuk mund të gjeni çelësat e shtëpisë tuaj? E keni emrin e postierit tuaj në “majë të gjuhës”, por nuk ju kujtohet? Këtu janë truket e habitshme që do t’ju ndihmojnë të mbani mend gjërat sot dhe për të mbajtur mendjen e mprehtë pasi kalon mosha.

Mendoni më mirë tani

  1. Dëgjoni Mozart-in. Një studim filandez i 2015 zbuloi se dëgjimi i muzikës klasike rrit aktivitetin e gjeneve të përfshira në kujtesë.
  2. Merrni një pushim dhe qeshni. Pasi të moshuarit shikuan një video për të qeshur në një studim të vitit 2014, nivelet e tyre të kortizolit ranë dhe ndikoi mjaft mirë në testet e kujtesës. Pa marrë parasysh moshën tuaj, “çdo gjë që ul stresin do të përmirësojë kujtesën”, thotë Majid Fotuhi, M.D., kryetar i Institutit të Neurologjisë Memosyn dhe autor Boost Your Brain.
  3. Mësoni një gjuhë të huaj. Anglisht folësit që studiuan gjuhën kineze për gjashtë javë kishin lidhje më të mirë të trurit, rezultoi nga hulumtimi.
  4. Merrni frymë thellë. Studimet tregojnë se meditimi ndihmon të rritet hippocampus. Provoni ushtrimin 7-7-7 të Dr Fotuhi-së: Merrni frymë për 7 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda dhe nxirreni frymë për 7 sekonda.

… Dhe më vonë

  1. Fikni televizorin. Një studim i vitit 2005 për Trurin dhe Njohjen zbuloi se rreziku i sëmundjes Alzheimer rritej 1.3 herë për person çdo orë të shtuar të TV mes moshës 40 – 59 vjeç.
  2. Bëhuni “dinak”. Personat, të cilët nxirrnin anën e tyre krijuese në moshën e mesme dhe të vjetër kishin rreth 73 për qind më pak gjasa për të zhvilluar probleme të kujtesës.
  3. Kini prioritet gjumin. Një rishikim i publikuar në janar të vitit 2015 zbuloi se njerëzit që kishin gjumë të mirë në moshën e mesme kishin funksionim më të mirë mendor në vitet e tyre të arta. Gjumi i tanishëm mund të jetë më i rëndësishëm, sepse është më i thellë se gjumi që merrni në pleqëri. Dr. Small thotë: “Kjo mund të ndihmojë trurin tuaj të pastrohet nga proteina amyloid e lidhur me Alzheimer dhe redukton inflamacion që mund të dëmtojë qelizat e trurit.”

 

burimi: Motto

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0