Ky startup do iu kursejë mijëra dollarë në faturimet mjekësore - Business Magazine Albania

Ky startup do iu kursejë mijëra dollarë në faturimet mjekësore


Remedy, një startup i lançuar ditën e enjte, është duke u përpjekur që të transformojë faturimet mjekësore. Pjesërisht për arsye të kompleksitetit të sistemit shëndetësor të SHBA-së, amerikanët paguajnë 120 miliardë $ në vit për shkak të mbifaturimve dhe gabimeve në faturimet mjekësore, thotë Remedy. Kompania kërkon të kombinojë teknologjinë me ekspertë të faturimit mjekësor për t’u kursyer konsumatorëve miliarda dollarë.

Klientët mund të zgjedhin të lidhin sigurimin e tyre në shërbim të Remedy. Pasi konsumatorët të nënshkruajë një formular HIPAA (Health Insurance Portability and Accountability Act), Remedy do të jetë i autorizuar të kontrollojë faturat mjekësore nga viti i kaluar dhe të gjitha faturat e ardhshme për të parë se ku konsumatorët janë mbi faturuar.

Këto gabime mund të jenë çdo gjë nga mijëra mbifaturime për një operacion te shembulli që Remedy pëlqen të japë- një njeri i faturuar gabimisht për një test shtatzënie. Sistemi do të kontrollojë çdo faturë nga pagesa $ 20 deri te një operacion që kushton mijëra dollarë.

Është e vështirë që individët të gjejnë këto lloj gabimesh vete, sepse faturat mjekësore janë mjaft të errëta. Faturat në përgjithësi nuk janë të detajuara dhe procedurat shpesh janë shkruajtur në kode numerike.

“Familjet ndjejnë barrën e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe ne nuk kemi shumë dukshmëri në atë që po ndodh”, ka thënë Remedy CEO Victor Echevarria për Mashable.

ky-startup-do-iu-kurseje-mijera-dollare-ne-faturimet-mjekesore-businessmagRemedy kërkon informacionin e ruajtur për faturimet nga spitalet dhe sheh që ato janë kode, matematikë rreth faturave të sigurimeve dhe sa kërkesa janë përpunuar për të gjetur gabimet.

“Ne kemi një sistem tepër të komplikuar,” tha Echevarria. “Mjeku merr shënime, të cilat janë transferuar në një rekord elektronik shëndetësor, për faturuesit, për kompanitë e sigurimit dhe ndonjëherë ka edhe një tjetër ndërmjetës. Vetëm rrjedha e informacionit të duket si një lojë e shtrembëruar”.

Përderisa nuk është ofruar ndonjë siguri, Remedy vetëm e bën të sigurt që ajo të përputhet me HIPAA, ligji që rregullon privatësinë e informacionit mjekësor. Përdoruesit e Remedy autorizojnë kompaninë që të veprojë si “përfaqësues personal” i tyre dhe për të hyrë në informacionet e tyre shëndetsore.

Remedy ka qenë në versionin beta që nga maji. Echevarria thotë se qindra pjesëmarrës në kompani kanë gjetur gabime të mëdha në faturimin e tyre.

Kompania merr një komision prej 20 për qind nga të gjitha kursimet që ju gjen në llogarinë tuaj – kështu që nëse fatura jote është nga $ 500 në $ 400, ju do t’i paguani Remedy $ 20. Ky 20 për qind, megjithatë, është i mbuluar në $ 99. Pra, nëse ju jeni mbifaturuar mijëra $, nuk do t’i detyroheni Remedy mijëra $.

Lançimi i plotë i startup kësaj jave do t;a vendosi atë në dispozicion për konsumatorët me të gjitha llojet e sigurimit shëndetësor, tha Echevarria. Njerëzit të cilët janë të pasiguruar mund të paraqesin faturat e tyre mjekësore me anë të Remedy.

Kompania ka ngritur $ 1.9 milionë në fondet që nga viti 2015.

 

burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0