Ky rregull i thjeshtë do ju ndihmojë të punësoni njerëzit e duhur - Business Magazine Albania

Ky rregull i thjeshtë do ju ndihmojë të punësoni njerëzit e duhur


T’i bëni dikujt një ofertë për t’u bashkuar me kompaninë tuaj është gjithmonë e rrezikshme.

E vërteta është se procesi i punësimit është mjaft i vështirë dhe ju shpesh e bazoni vendimin tuaj në disa të dhëna që keni grumbulluar gjatë disa orëve të bisedimeve me ta, ndonjëherë edhe jo personalisht.

Lexoni: Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett

Sigurisht, ndoshta keni zhvilluar një test apo edhe një ushtrim të plotë dhe keni biseduar me tre persona që kanë punuar më parë me të, por përsëri, nuk e dini kurrë se si do të funksionojë derisa ata të vijnë në bordin tuaj. Dhe ndonjëherë edhe punonjësit më premtues rezultojnë të jenë përshtatja e gabuar.

Jessica Liebman, si redaktore ekzekutive pranë Insider Inc, interviston gjatë gjithë kohës persona për vendet e hapura të punës, duke punësuar qindra prej tyre.

Ajo ka një rregull të thjeshtë për punësimin. Një kandidat për punë nuk shkon në fazën e ardhshme të procesit të intervistës nëse nuk dërgon një email falenderimi.

Si menaxher për punësimin, gjithmonë duhet të prisni një email falenderimi dhe nuk duhet t’i bëni kurrë një ofertë dikujt që e lë pas dore dërgimin e një email të tillë.

Pse?

Sepse një email falenderimi reflekton dy gjëra të rëndësishme:

  1. Sinjalizon që personi dëshiron punën. Nëse personi nuk ju kthen një email falenderimi, do të thotë se ndoshta ai nuk e dëshiron punën. Disa herë ne kemi ecur përpara me një kandidat pavarësisht se nuk kemi marrë një email falenderimi, por oferta që i kemi bërë në fund është refuzuar. Disa herë, oferta është pranuar, por personi tërhiqet para datës së fillimit ose largohet pas disa muajsh.
  2. Mënyra sesi dikush paraqitet në intervistë nuk mund të përkthehet në efektivitet në pozicionin e punës. Ndërkohë që dërgimi i një shënimi falënderimi nuk garanton domosdoshmërisht që personi do të jetë një punësim i mirë, ajo ju jep të dhënat që: kandidati është energjik, i organizuar dhe i mirë edukuar sa për të dërguar një shënim të tillë. Kjo tregon edhe mprehtësi, sepse kandidati shpesh duhet të gjejë një adresë emaili që intervistuesi nuk ia ka dhënë kurrë.

Lexoni: 5 mënyra se si të sillemi me personat që nuk pëlqejmë

Për të qenë të qartë, një email falenderimi nuk siguron që po bëni punësimin e suksesshëm, por përdorimi i emailit falenderues si një kriter për punësimin ka rezultuar në të shumtën e rasteve i dobishëm.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0