Arianna Huffington ka pasur shumë tituj të lartë në karrierën e saj, por e preferuara e saj këtë periudhë është “evangjeliste e gjumit”.
Huffington “predikon” rregullisht për benefitet e pushimit për një profesion të lodhshëm.
“Gjumi, është bërë simbol i ekspertizës sonë,” thotë Huffington. Nuk ka asnjë element të jetës sonë që nuk përmirësohet nga gjumi i bollshëm. Dhe nuk ka element të jetës që nuk shkatërrohet nga mungesa e gjumit.
Huffington është një autore, lektore, gazetare, bashkëshorte politikani, krijuese e The Huffington Post, sipërmarrëse dhe mogul i medias. Sipas saj, një jetë e suksesshme lidhet me një gjumë të shëndetshëm.
Çuditërisht, Huffington e ka kthyer ungjillizimin e saj për pushim dhe rinovim në një kompani të quajtur Thrive Global, të cilën ajo e lançoi në vitin 2016.
Misioni i saj: Ofron për kompanitë dhe individët “zgjidhje të qëndrueshme, shkencore për të rritur mirëqenien, performancën dhe qëllimin, dhe për të krijuar një marrëdhënie më të shëndetshme me teknologjinë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto