Ky është ‘përbërësi ushqimor më i dëmshëm për sistemin tuaj imunitar’, veçanërisht gjatë Covid-it, thotë imunologu - Business Magazine Albania

Ky është ‘përbërësi ushqimor më i dëmshëm për sistemin tuaj imunitar’, veçanërisht gjatë Covid-it, thotë imunologu

Kur vala e parë e Covid-it goditi SHBA-në, u bë e qartë se shumica e pacientëve që shtroheshin në spital dhe kishin nevojën e ventilatorëve kishin një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Midis tyre ishin çrregullimet e metabolizmit si obeziteti dhe diabeti. Të dyja këto sëmundje janë kthyer në shqetësim në SHBA gjatë viteve të fundit.

Një pyetje që njerëzit kishin vazhdimisht në fillim të pandemisë ishte: Pse diabeti e bën më të vështirë luftimin e një virusi që prek rrugët e frymëmarrjes?

Së pari, ne e dimë se virusi SARS-CoV-2 mund të përkeqësojë kontrollin e sheqerit në gjak në një afat të shkurtër kohor dhe mund të cojë në përkeqësimin e shëndetit të njerëzve me diabet, tregojnë studimet. Ai e bën këtë duke u lidhur me receptorët që gjenden në qelizat Beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinë.

“Si mjek alergolog dhe imunolog, u them shpesh pacientëve të mi se të kesh diabet do të thotë se je në një gjendje inflamatore kronike të shkallës së ulët, e cila prek sistemin imunitar të lindur të trupit dhe e bën më të ngadalshëm mbrojtjen ndaj patogjenëve kur ata hyjnë në trup.

Kur bëhet fjalë për sistemin tonë imunitar, ajo që hamë ka shumë rëndësi. Dhe asnjë përbërës nuk është më i dëmshëm për shëndetin tuaj imunitar sesa sheqeri, veçanërisht gjatë Covid-it,” thotë doktoresha Heather Moday.

Lexoni edhe: Efektet anësore të vaksinës përforcuese kundër Covid nuk do të jenë aq intensive! Ja ç’duhet të prisni

Sheqeri: Përbërësi më i dëmshëm për sistemin tuaj imunitar

Kur keni sheqer të lartë në gjak, i cili shkaktohet nga shumë faktorë, por më i madhi është konsumimi i tepërt i tij në dietë, fillon një cikël vicioz i rezistencës ndaj insulinës dhe obezitetit që nxit citokinat inflamatore, dëmton enët e gjakut dhe aktivizon sistemin imunitar për të riparuar ato zona.

Kjo krijon një shpërqendrim të madh për sistemin imunitar dhe hap rrugën që bakteret dhe viruset e rrezikshme të kalojnë përmes mbrojtjes së trupit tonë.

Eliminimi i sheqerit të tepërt nga dieta, juaj jo vetëm që mund të ndihmojë në përfundimin e këtij cikli, por, mund ta kthejë atë plotësisht. Refuzimi i konsumit të sheqerit është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar sistemin tuaj imunitar.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0