Ky është gabimi numër 1 që bëjnë të rinjtë kur ‘ndjekin pasionin e tyre’, thotë eksperti i karrierës prej 20 vitesh - Business Magazine Albania

Ky është gabimi numër 1 që bëjnë të rinjtë kur ‘ndjekin pasionin e tyre’, thotë eksperti i karrierës prej 20 vitesh

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e rrugës së duhur të karrierës, shumë njerëz do t’ju thonë: “Vetëm ndiqni pasionin tuaj”.

Por nuk është aq e thjeshtë. Në 20 vitet si trajner i karrierës J.T. O’Donell, i cili është CEO i Work it Daily thotë se, gabimi më i madh që bëjnë njerëzit kur përpiqen të “ndjekin pasionin e tyre” është të zhyten në të menduarit se çfarë do të thonë kur dikush i pyet: “Çfarë bëni?”

E dëgjoj shpesh me klientët e mi, veçanërisht me të rinjtë:

“Dua t’i bëj prindërit e mi të lumtur, duke u bërë mjek.”

“Unë dua të jem një avokat i suksesshëm, sepse shihet si një pozicion prestigjioz.”

“Shoqja ime është një sipërmarrëse e suksesshme dhe jeta e saj duket e mrekullueshme. Edhe unë këtë dua.”

“Unë do të jem i lumtur me çdo punë për sa kohë që është në një kompani me emër si Google, Apple ose Microsoft.”

Pasojat e përpjekjes për të bërë përshtypje

Ne priremi t’i bazojmë zgjedhjet tona të karrierës në mënyrën se si mendojmë se njerëzit e tjerë do të reagojnë kur u tregojmë profesionin tonë (p.sh., “A do të më respektojnë më shumë nëse thoja se bëra [X], në vend të [Y], për të jetuar?” )

Këtë e konfirmon edhe shkenca. Quhet varësia e lavdërimit, e cila ndodh kur përpiqemi të realizojmë gjëra që mendojmë se do t’u bëjnë përshtypje të tjerëve, sepse na jep një ndjenjë të përkohshme lumturie.

Por, pasojat ka të ngjarë të shfaqen vite më vonë, kur ne mund të gjejmë veten në karriera që na bëjnë të ndihemi bosh dhe të pakënaqur.

Si të ndiqni rrugën e duhur të karrierës për ju?

Zgjidhja është një ndryshim i plotë i mendimit. Përqendrohuni më shumë në përgjigjet: Çfarë doni të bëni?

Mos u shqetësoni se si njerëzit e tjerë mund t’i perceptojnë zgjedhjet tuaja dhe përqendrohuni në pikat tuaja të forta, detyrat që pëlqejnë, aftësitë që mund të përdorni dhe llojin e problemeve që jeni të interesuar të zgjidhni.

Lexo edhe: Ky CEO ju thotë të mos nxitoni të bëheni të pasur që në fillim të të 30-ave  

Për shembull, nëse ju pëlqen të shkruani ju mund të dëshironi të konsideroni një karrierë në gazetari. Ose edhe marketingu, ku përdorimi i narrativës për të komunikuar një mesazh që magjeps shikuesit është thelbësor.

Nuk do ta gjeni menjëherë rrugën tuaj të përsosur të karrierës. Duhet një nivel konstant dhe i thellë vetëvlerësimi. Më e rëndësishmja, duhet të jeni të sinqertë me veten tuaj.

Mbani mend, nuk mund të ndërtoni një karrierë të kënaqshme rreth shpresave dhe ëndrrave të dikujt tjetër. Gjëja më e zgjuar për të bërë është të vendosni lumturinë tuaj në radhë të parë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0