Kompania Uber e cila operon në fushën e teknologjisë së transportit, ka përditësuar aplikacionin e saj “Family Profiles”, duke ofruar mundësinë për të gjurmuar individualisht personat, në grupin e të dashurve tuaj.
“Trip Tracker” u lejon përdoruesve që të kuptojnë lëvizjet nëpër qytet, në momentin që dikush nga grupi i familjarëve hipën në taksitë “Uber car”.
Me anë të tij mund të zbulohet se cili është destinacioni dhe çfarë rruge po ndjek gjatë udhëtimit. Sipas Uber, aplikacioni “Trip Tracker” ka si qëllim që t’i ofrojnë qetësinë familjarëve, nëse dikush nga të afërmit po udhëton vetëm nëpër qytet.
Por pas këtij aplikacioni, ata që janë shumë xhelozë dhe të fiksuar pas partnerit të tyre, shikojnë mundësinë që të gjurmojnë lëvizjet e këtij të fundit.
Aplikacioni i publikuar në mars të këtij viti, i lejon përdoruesit që të gjurmojnë deri në 10 persona të afërt. Ai tregon edhe pamje nga shoferi i taksisë dhe të dhënat e automjetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto