Ky është aplikacioni që i bën njerëzit 'të lumtur'

Ky është aplikacioni që i bën njerëzit ‘të lumtur’


Snapchat është një aplikacion që ju bën të ndiheni mirë, sipas një kërkimi të realizuar nga Snap Inc.

Kompania me bazë në Kaliforni bashkëpunoi me Murphy Research për të zbuluar pse njerëzit përdorin aplikacione të caktuara dhe si i bëjnë këta të fundit të ndihen.

Studimi anketoi 1,000 përdorues aplikacionesh nga mosha 13-44.

Rreth 95% e përdoruesve të Snapchat thanë se aplikacioni i bën të lumtur, më shumë se çdo aplikacion tjetër i testuar, tha Snap.

Tre atributet ndaj Snapchat të deklaruara në postimin në blog janë: “kreativ”, “tërheqës” dhe “gazmor”, tipare këto që e bëjnë Snapchat të jetë vendi ku mund të jesh vetvetja , të jesh afër miqve të tu dhe të ndash pjesë nga përditshmëria jote.

Ky studim vjen ndërkohë që Snapchat po kalon një krizë angazhimi dhe aplikacioni po kërkon mënyra për t’i mbajtur reklamuesit të interesuar në platformë.

Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit e përdorin Snapchat si një formë argëtimi me miqtë e tyre, duke përdorur filtra dhe lente që sponsorizohen nga reklamuesit.

/BizJournals

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0