Ky artist arriti të fitonte 738 mijë dollarë në vetëm 32 minuta duke shitur NFT - Business Magazine Albania

Ky artist arriti të fitonte 738 mijë dollarë në vetëm 32 minuta duke shitur NFT

Pandemia e Covid-19 ishte një goditje e rëndë për artistë si Cam Rackam. Artisti 42-vjeçar nga Huntington Beach, Kaliforni, pa të gjithë sipërmarrjen e tij të vuante. Ekspozitat e artit u mbyllën dhe shitjet u ngadalësuan.  

Rrjedhimisht Rackam iu drejtua botës së artit digjital.

Deri në vitin 2021, Rackam kishte fituar para, duke shitur një vepër artistike deri në rreth 11,000 dollarë për një pikturë dhe një skulpturë që e shiti në 2015-ën. Por, kjo ndryshoi shumë shpejt, pasi Rackam filloi të krijonte art digjital NFT, ose tokena të pandryshueshme.

Rackam thotë për CNBC Make It se, ai kishte parë suksesin e koleksioneve të njohura të artit digjital të NFT-ve, si Bored Ape Yacht Club dhe projekti prej 69 milionë dollarësh i Beeple dhe vendosi se kjo mund të ishte një hapësirë ​​argëtuese dhe fitimprurëse që mund t’a eksploronte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cam Rackam (@cam_rackam)

Rackam fillimisht kontaktoi një faqe memesh të njohura në Instagram të quajtur @wallstmemes dhe i pyeti nëse dëshironin të bashkëpunonin për një koleksion NFT. Ata ranë dakord dhe Rackam krijoi mijëra vizatime të një demi me temë nga Wall Street.

Me Rackam, i cili dizenjoi tokenat dhe faqen e memeve, e cila i rriti shitjet duke i shpërndarë në kanale digjitale si Discord, dyshja e shiti koleksionin prej 10,000 NFT-ve në vetëm 32 minuta pas linçimit.

“Në pesë minutat e para, rreth 2,250 prej tyre ishin shitur,” tha Rackam. “Por, më pas kuptova në minutën e tetë ose nëntë, se kishim  arritur në më shumë se gjysmën e rrugës. Fillova të mendoj: “O zot, ne do ta shesim këtë gjë.”

Lexo edhe: Punonjësit e Salesforce revoltohen për lëvizjet NFT

Koleksioni kishte vlerën e 660 Ethereum, i cili ishte i barabartë me 2.6 milionë dollarë në kohën kur u shit. Megjithatë, nga përqindja e tij e Rackam fitoi mbi  738 mijë dollarë.

Rackam nuk është i vetmi artist që ka arritur sukses duke shitur NFT. Shitjet e aseteve digjitale arritën në 17.6 miliardë dollarë në fund të vitit 2021.

Ndërkohë, shumë studiues të këtij tregu paralajmërojnë gjithashtu se tregu NFT është bërë tashmë i mbingopur, me kombinimin e reklamave masive dhe spekulimeve që çojnë çmimet në nivele ekstreme dhe të paqëndrueshme.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0