Sipas një deklarate të parlamentit, ky vendim u mor në shenjë kontributi dhe solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekura nga masat kundër koronavirusit.
Lexoni: Bëhuni pjesë e nismës Adopto një Gjysh/e
“Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore”, shkruhet në deklaratën e Kuvendit.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore.
“Të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.
Lexoni: Lulzim Basha: Nevojitet 90 milionë euro mbështetje në muaj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto