Kush po preket nga ekonomia kineze - Business Magazine Albania

Kush po preket nga ekonomia kineze


Ngadalësimi ekonomik i Kinës po jep ndikimin e tij në disa nga bizneset më të mëdha në botë. Nga Silicon Valley në Detroit, kompanitë e mëdha ndërkombëtare po ndiejnë efektet e para të rënies së ekonomisë së fuqisë së dytë më ë madhe në botë. 2019-a pritet të jetë një vit jo i mbarë për ekonominë kineze pasi lufta tregtare me SHBA-në është e fortë.

Kush po lëndohet?

Shumë kompani kanë deklaruar tashmë se shitjet e tyre kanë pësuar rënie si pasojë e ngadalësimit të ekonomisë kineze. Këtë javë, prodhuesi amerikan i makinerive  të ndërtimit Caterpillar u shpreh se fitimet ranë për herë të parë në dekadën e fundit, pasi kërkesa e kosumatorit në Kinë filloi të shënojë rënie.

Prodhuesi i  Hardware Stanley Black & Decker ka theksuar në mënyrë të ngjashme edhe dobësimin e kërkesës në industrinë e ndërtimit të Kinës.

Aksionet në Nvidia të hënën filluan të shënojnë rëniet e para pasi krijuesi i kartës së kompjuterëve tha se numri i shitjeve për tremujorin e katërt  do të shënojë rënie si pasojë e kushteve të përkeqësuara makroekonomike, veçanërisht në Kinë.

Lexo: Reklama raciste, Dolce & Gabbana u kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë

Në janar, Apple shënoi rënie në tregun global sepse ekonomia e dobët kineze do të ndikonte negativisht  duke ulur numrin e shitjeve. CEO Tim Cook tha në një letër për investitorët se kompania ishte blinduar nga kjo rënie e madhe ekonomike. Kina është shumë e rëndësishme për Apple, pasi siguron rreth 15% të të ardhurave globale të kompanisë. Samsung, një prodhues tjetër i smartfonëve, gjithashtu mund të dëmtohet për shkak të ngadalësimit të Kinës.

Kush po rezikohet

Sektorët  e mallrave luksoze dhe makinave, të cilat e konsiderojnë Kinën si një nga tregjet e tyre më të mëdha botërore, mund të goditen shum, pasi konsumatorët kinezë po tërhiqen nga blerjet. Ben Cavender, një analist në firmën kërkimore China Market Research shprehet se makinat luksoze do të jenë në fazën e tyre më të keqe pas suksesit që patën 2-3 vitet e fundit.

Investitorët ishin të fokusuar në të ardhurat nga pronari i Luis Vuitton, i cili njoftoi një shitje rekord për vitin 2018. Goditjen më të madhe rrezikon ta marrë industria e makinave, e cila është tërësisht e pambrojtur. Vitin e kaluar tregu i shitjeve të makinave në Kinë u tkur, ndërsa kujtojmë se është shteti që përsa u përket makinave sjell më shumë të ardhura se edhe vetë Shtete e Bashkuara apo Europa.  Prodhuesi elektrik i makinave Tesla (TSLA) mund të jetë në presion në vijim. Fakti që kompania me bazë në Kaliforni ka ulur çmimet në Kinë, nuk ishte një shenjë e mirë. Shitjet e Tesla në Kinë po ndikohen nga “tregu i butë”, pasi kompania po përballet me konkurencë në rritje nga rivalët e saj lokalë.

Kujt po i ecën mirë?

Procter & Gamble (PG) në një deklaratë të dhënë në janar  u shpreh se biznesi i tyre po ecën më së miri dhe se deri tani ngadalësimi i konsumit nuk ka shënuar rënie në Kinë. Në po të njëjtën mënyrë u shprehën edhe prodhuesit e Adidas dhe Nike. Ato thanë se bizneset e tyre po shënojnë rritje të konsiderueshme. Presin të ketë një luhatje të lehtë, por aspak shqetësuese për kompanitë. PVH, e cila zotëron markat e modës Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, tha në fund të vitit të kaluar se ka pasur rezultate të larta, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë dhe tensioneve tregtare. Edhe Starbucks (SBUX), zinxhiri më i madh amerikan i kafesë, po përballet me konkurrencë në rritje në Kinë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0