Gjigandët e teknologjisë dhe prodhuesit e automjeteve po investojnë miliarda dollarë për të zhvilluar makina pa shofer, që premtojnë një udhëtim të sigurtë. Por, kush do të paguajë në rast se ndodh një aksident?
Lexoni: Apple dhe Volkswagen në një bashkëpunim për të ndërtuar makina pa shoferë
Revolucioni i transportit ngre shumë pyetje për kompanitë e sigurimeve rreth përgjegjësive, të dhënave dhe të ardhurave. Makinat pa shoferë po përhapen me shpejtësi në disa tregje dhe politikëbërësit po përgatiten për peisazhin e ri.
Lexoni: Makinat pa shoferë: Çfarë mund të shkojë keq?
Në Mbretërinë e Bashkuar, po punohet për një kuadër rregullator në rastet kur makinat e automatizuara do të pushtojnë rrugët. Vitin e kaluar, ligjvënësit aprovuan Aktin për Automjetet e Automatizuara dhe Elektrike, duke sjellë politika sigurimi më të qarta dhe përgjegjësitë lidhur me aksidentet rrugore që përfshijnë makinat pa drejtues.
Në tregje të tjera, si rasti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, masat nuk janë konkrete. Ndërkohë, shumë njerëz janë pëdorues të taksive pa shoferë.
Lexoni: Taksitë pa-shoferë po lëvizin në rrugët e Dubait
Shumë makina të automatizuara do të jenë në gjendje të ndryshojnë komandat, nga e automatizuar në drejtim-shoferi, por mundësia për dy politika të veçanta sigurimi për të mbuluar secilin skenar është “shumë e komplikuar”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto