Makinat pa shoferë: Çfarë mund të shkojë keq?


N.q.s do të besojmë entuziastët, makinat elektrike dhe pa shoferë do t’i japin fund vuajtjeve të trafikut. Ne do të jetojmë në qytete pa trafik, rrugët do të jenë të sigurta, parkimi do të jetë i garantuar dhe këmbësorët bashkë me biçikletat do të kenë korsinë e tyre pa pasur frikë nga pakujdesitë e shoferëve.

Makinat pa shoferë po promovohen shumë kohët e fundit. Kompanitë teknologjike e adhurojnë këtë koncept të ri. Përgjithësisht, gazetarët dhe analistët kanë qenë të kënaqur nga xhirot me këto makina.

Kush prej nesh nuk do të donte të jetonte në një qytet pa trafik dhe ndotje të shkaktuara nga makina që përdorin lëndë djegëse?
E vërteta është që makinat pa shoferë kanë potencial të madh ta bëjnë qytetin më të sigurtë dhe të qëndrueshëm, n.q.s futen në treg në rrugën e duhur. E zëmë se qytetet tona do të popullohen nga makina elektrike dhe pa shoferë.

Pyetja është: Çfarë mund të shkojë keq? Cilat janë pikat e dobëta e kësaj teknologjie? Cilat janë skenarët më të rrezikshëm të makinave pa shoferë? Më poshtë mund të gjeni një listë me 5 faktorë që mund të rrezikojnë këtë inovacion, së bashku me rreziqet dhe zgjidhjet e këtyre problemeve.

1. Sulmet kibernetike

Rreziku: Makinat pa shoferë do të mbështeten në një informacion dixhital për të operuar. Eksperienca tregon se këto sisteme janë të rrezikuara të sulmohen nga jashtë. Rrjeti elektrik amerikan është i njohur për pasigurinë e tij.

Zgjidhja: Sistemet moderne, teorikisht bëjnë një punë më të mirë për të ndaluar bllokimet e rrjeteve teknologjike dhe siguria nga sulmet kibernetike është e lartë.

2. Paniku Publik

Rreziku: Po sikur një aksident tragjik të zbulojë se shumë pjesë të sistemit nuk funksionojnë siç duhet? A do ta tolerojë këtë dështim publiku? Si për çdo sistem transporti, siguria është themelore. Menjëherë media mund të vendosë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj teknologjie.

Zgjidhja: Në këtë botë informacioni, lajmet e rreme zbardhen menjëherë. Duke bërë me dije të mirat që sjell ky sistem i ri transporti në krahasim me ditët e sotme, publiku do të mbështesë këtë teknologji të re.

3. Porosi pa fund

Rreziku: Çfarë ndodh nëse njerëzit e mbingarkojnë sistemin duke bërë thirrje të shumta në rrjet për makinat pa shoferë? Ky mbetet një ndër problemet kryesore të zhvilluesve të këtij sistemi.

Zgjidhja: Nuk dihet akoma se sa problem i madh mund të jetë ky për të ardhmen. Nëse drejtuesit e këtyre makinava do të kenë më shumë kohë për të menduar, ndoshta ata nuk do të harrojnë të blejnë të gjithë listën e ushqimeve dhe kjo nuk do t’i rikthejë prapë në dyqan. Mirëmbajtja e rrugëve do të jetë më e mire, sepse pagesa do të bazohet në kilometrat e secilës makinë.

4. Revolta e adhuruesve të makinave të sotme

Rreziku: Disa njerëz i adhurojnë makinat. Disa jo. A mundet që entuziastët e makinave, siç i njohim sot mund të bëjnë rezistencë ndaj teknologjisë së re që pritet të përdoret nga makinat? A mundet që këta individë të përdorin Amendamentin e Dytë të Kushtetutës Amerikane dhe të mbrojnë lirinë për lëvizjen me makinat e tyre? Kjo gjë do të kishte një kosto sociale, por gjithsesi është e vështirë të detyrosh njerëzit që të përdorin makina pa shoferë.

Zgjidhja: Ky është një rrezik që duhet zgjidhur nga demokracia. Do të jetë detyra e politikbërësve që të mbështesin futjen e kësaj teknologjie të re për makinat. Atyre që adhurojnë makinat siç i njohim sot, duhet t’u krijohet një hapësirë ku mund të shijojnë pasionin e tyre.

5. Bashkërendimi

Rreziku: Për shkak se makinat pa shoferë do të kërkojnë një sistem komplet të ri, do të ketë mjaft elementë si: projektimi, numri i makinave pa shoferë dhe me shoferë, transporti publik dhe të tjerë që duhet të bashkërendohen. N.q.s disa elementë ndryshojnë pak, kjo mund të jetë një goditje për sistemin. Kjo do të thotë që përfitimet si ulja e trafikut dhe ndotjes do të zvogëlohen. Pa këto përfitime do të jetë e vështirë për shoqërinë që të pranojë këtë teknologji.

Zgjidhja: Bashkërendimi i të gjithë elementëve të sistemit përbën rrezikun më të madh të këtij projekti. Projektuesit duhet të bëjnë më të mirën për të dalluar përpara kohe pikat e dobëta të sistemit të ri të makinave pa shoferë. Çdo qytet mund të eksperimentojë dhe të ndjekë përvojat e tij për të gjetur zgjidhje sa më të mira. Kjo nuk është një ëndërr, por një arritje e shkencës, progresit dhe ndihmës së politikave që mbështesin inovacionin.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 17 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale