Kush mund të jetë menaxheri më i mirë? - Business Magazine Albania

Kush mund të jetë menaxheri më i mirë?

menaxheri

Shkruar nga Florent Ibraimi

Menaxherët modernë duhet të luajnë rolin e trajnerit në krye të ekipit.  Kjo kërkon një kuptim të llojeve të ndryshme të personalitetit që ata mund të menaxhojnë dhe në të vërtetë rolin që personaliteti i tyre mund të luajë në mënyrën se si ata menaxhojnë.

Karl Moore, një profesor i asociuar në Universitetin “McGill” në Kanada, ka shkruar dy artikuj të fundit mbi rolin e llojeve të ndryshme të personalitetit në biznes. Një nga ndarjet më të zakonshme është ndarja në introvertë dhe ekstrovertë. Z. Moore vlerëson se rreth 40% e popullsisë janë introvertë, 40% janë ekstrovertë dhe 20% janë “ambivertë”, të cilët mund të shfaqin të dy karakteristikat.

Lexo: Nëse doni të pleqëroni mirë duhet t’i jepni përparësi miqësisë

Është e lehtë të supozohet se ekstrovertëve u shkon shumë puna në biznes. Një studim akademik zbuloi se ekstrovertët kishin 25% më shumë gjasa të ishin në një punë me të ardhura të larta sesa introvertët. Është e mundur që puna me pagë të lartë i bën njerëzit më të sigurt për të dalin më tepër, megjithëse tiparet e personalitetit priren të zhvillohen në fillim të jetës.

Një studim zbuloi gjithashtu se fëmijët e profesionistëve janë ekstrovertë. Mund të jetë thjesht fakti që fëmijët që rriten në shtëpi më të pasura kanë më pak të ngjarë të përballen me llojin e ngjarjeve stresuese që dëmtojnë vetëbesimin. Njerëzit me vetëbesim më të lartë mund të aplikojnë për punë më prestigjioze dhe mund të kenë më shumë gjasa të besojnë se përpjekjet e tyre do të shpërblehen. Ata me një imazh negativ për veten e tyre mund të mendojnë se nuk ia vlen të përpiqesh shumë.

Ambivertët mund të jenë shitës të mirë, sepse ata janë në gjendje të dëgjojnë klientët e tyre dhe të kuptojnë nevojat e tyre, por gjithashtu kanë energji për të shitur mallrat dhe shërbimet e firmave të tyre. Z. Moore mendon se drejtuesit e suksesshëm duhet të bëhen ambivertë herë pas here në mënyrë që të kenë sukses.

Lexo: Program për gratë sipërmarrëse

Një introvert ekstrem rrezikon të duket shumë i largët për të menaxhuar një ekip dhe mund të ketë mungesë të aftësisë për të frymëzuar. Por një ekstrovert ekstrem thjesht mund të mbingarkojë biznesin, me menaxherë të tjerë të paaftë. Ndoshta të bëhesh një sipërmarrës, ose të krijosh një kompani të suksesshme, kërkon një shkallë të konsiderueshme të vetëbesimit, por askush nuk mund ta marrë çdo vendim si duhet dhe vjen një kohë kur një themelues ka nevojë për ekspertizën e njerëzve të tjerë.

Ajo që e bën jetën të ndërlikuar për menaxherët është se njerëzit nuk kanë etiketa në ballë duke shënuar se cili lloj personaliteti janë. Menaxherët duhet të kalojnë kohë duke biseduar dhe vëzhguar me anëtarët e ekipit të tyre para se të vendosin se si t’i bëjnë më të motivuar dhe frymëzuar. Menaxherët duhet të jenë më pak si Henry Ford dhe më shumë si Sigmund Freud.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0