Kush janë 10 qytetet më me diell në Europë? - Business Magazine Albania

Kush janë 10 qytetet më me diell në Europë?

Kush janë 10 qytetet më me diell në Europë?

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë pjesën tjetër në hije, sipas një studimi të ri të motit.

Hulumtimi i realizuar nga platforma e pushimeve Holidu ka zbuluar se qytetet më medielli të kontinentit janë kryesisht në Spanjë, me tetë nga dhjetë qytetet më të diellit që ndodhen në këtë shtet.

Kartagjena, qyteti me më shumë diell

Sipas të dhënave të marra nga World Weather Online dhe të publikuara nga Dailymail, qyteti juglindor i Kartagjenës renditet si qyteti më me diell në Spanjë, me një mesatare prej 283 orësh diell në muaj. Ky qytet historik, i themeluar nga kartagjenasit rreth vitit 220 para Krishtit, ka një temperaturë mesatare vjetore prej 19.1 gradë Celsius, ndërsa gjatë verës, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë. Kartagjena gjithashtu është një destinacion i përshtatshëm për fluturime me kosto të ulët, me çmimet e fluturimeve që fillojnë nga rreth 34 euro, duke e bërë këtë qytet të përshtatshëm për një udhëtim të shkurtër gjatë fundjavës.

Çmimet e arsyeshme dhe jeta e rehatshme

Në lidhje me çmimet në qytet, një litër birrë në Kartagjenë kushton rreth 3 €, një çmim mjaft tërheqës për turistët. Vitin e kaluar, një sondazh i udhëtarëve, e vlerësoi Kartagjenën si një nga destinacionet më të mira për pushime në Spanjë, duke e vlerësuar atë për cilësinë e plazhit, ushqimin dhe çmimet e arsyeshme.

Lexo edhe:Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë, nën 45 vjeç

Qytetet tjera të diellit në Spanjë dhe jashtë saj

Disa nga qytetet e tjera të Spanjës që ofrojnë më shumë diell përfshijnë Alicante dhe Malaga, me mesatare prej 279.6 dhe 279.3 orësh diell në muaj. Ndërsa, dy destinacione jashtë Spanjës që janë gjithashtu të njohura për diellin e tyre janë Marseille në Francë (266.1 orë diell) dhe Catania në Siçili (273.7 orë diell).

Përveç këtyre, edhe qytetet jugore të Spanjës, si Sevilla (273.4 orë diell) dhe Córdoba (268.2 orë diell), janë gjithashtu të njohura për motin e shkëlqyer gjatë verës.

Valencia: Kombinimi i diellit dhe çmimeve të ulëta

Për ata që kërkojnë një alternativë me kosto të ulët, Valencia ofron një kombinim të përsosur të diellit, argëtimit dhe çmimeve të arsyeshme. Sipas një sondazhi të realizuar nga rrjeti i emigrantëve InterNations, 77% e emigrantëve që jetojnë në Valencia janë të kënaqur me situatën e tyre financiare, një shifër shumë më e lartë se mesatarja globale e 54%. Mbi 60% e tyre thonë se të ardhurat e tyre janë “më se të mjaftueshme” për një jetë të rehatshme.

Një emigrant amerikan që jeton në këtë qytet thekson: “Më pëlqen që nuk duhet të shqetësohem për koston e jetesës, qoftë strehimi apo kujdesi shëndetësor.”

Nëse jeni duke kërkuar një vend ku mund të shijoni diellin, plazhin dhe çmime të arsyeshme, qytetet si Kartagjena, Alicante, Malaga dhe Valencia ofrojnë mundësi të shkëlqyera për pushime verore. Po ashtu, qytetet kulturore si Marseille dhe Catania janë gjithashtu ideale për ata që kërkojnë një kombinim të diellit dhe historisë.

holidu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0