Kush ishte David Rockefeller, një nga njerëzit më me ndikim në botë? - Business Magazine Albania

Kush ishte David Rockefeller, një nga njerëzit më me ndikim në botë?


David Rockefeller, bankier dhe filantrop që zotëroi një nga bankat më të rëndësishme në botë, “Chase Manhattan Bank”, duke ushtruar për më shumë se një dekadë, ndikim të jashtëzakonshme në mbarë botën, duke e përhapur kapitalizmin amerikan, vdiq të Hënën në mëngjes në shtëpinë e tij në Pokantikos Hills në New York.

Ai ka vdekur në moshën 101 vjeç. Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i familjes, Fraser P. Seitel, i cili konfirmoi vdekjen.

“Chase Manhattan” është prej kohësh e njohur si banka Rockefeller, edhe pse familja kurrë nuk ka patur në pronësi më shumë se 5% të aksioneve të saj.

Por Rockefeller ishte më shumë sesa një administrator. Si kryetar dhe shef ekzekutiv, gjatë viteve ’70 ai e bëri këtë bankë si “Banka e Davidit”, epitet ky që iu dha nga të tjerët ndërkohë që banka zgjeroi operacionet ndërkombëtare të saj.

Ndikimi i tij tejkalonte çdo titull të korporatës pasi ai u bë një ndër personalitetet më të fuqishme në Washington dhe kryeqytete të tjera botërore, duke shtrirë ndikimin edhe në korridoret e pushtetit në New York e deri tek muzetë e artit, universitete të mëdha dhe shkolla publike.

Kështu Rockefeller ishte shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme në skenën botërore. Si një avokat që ka lëvizuar interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë bankës së tij, ai ishte një forcë në politikat globale financiare dhe diplomatike. Ai madje kishte marrë edhe epitetin si shefi i shtetit.

David ishte nipi i fundit i John D. Rockefeller, manjati që themeloi “Oil Company Standard”në shekullin XIX duke ndërtuar një pasuri aq të madhe, sa u bë miliarderi i parë në Amerikë ndërsa familja e tij një nga më të pasurat dhe më të fuqishmet në historinë e Amerikës.

Si trashëgimtar i kësaj pasurie, Rockefeller ka jetuar gjatë gjithë jetës nën shkëlqimin dhe privilegjet e një baroni, duke mos harruar edhe skenat kur ai dhe vëllezërit e tij si fëmijë, endeshin rrugëve të Manhattan me patina por të përcjellë nga një limuzinë, në rast se ata ndiheshin të lodhur.

Edhe pse i nënvlerësuar nga elita e “East Coast” ai arriti të ndërtojë një botë të vetën në New York, duke u shndërruar dalëngadalë në një filantropist. Filantropia e tij ishte monumentale dhe po njësoj në koleksionin e tij të artit, pasi ishin mbi 15 mijë vepra arti, shumë prej tyre kryevepra artistike. Shumicën e tyre, më pas, i vendosi në muret e zyrave të tij të ngritura në 56 kate në rrugën që sot njihet si “Rockefeller Center”, të cilën e perfeksionoi në vitet ’90.

Një testament i fuqishëm i tij ishte “Rolodex”, një katalog me 15 mijë emra të cilët ai i kishte takuar si bankier shteti.

Ai ishte një nga personalitetet më të rëndësishme në sektorin privat që ndihmoi në zgjidhjen e krizës fiskale të New York-ut në mesin e viteve ’70. Si kryetar i Muzeut të Artit Modern për shumë vite, ai udhëhoqi përpjekjen për të inkurajuar korporatat që të blejnë vepra arti dhe t’i ekspozojnë ato në zyrat e tyre.

Si kryetar i “New York City Partnership”, një koalicion i drejtuesve të biznesit, ai nxiti risi në shkollat publike duke ndihmuar kështu në uljen e varfërisë në familjet e klasës së mesme në Amerikë.

David ishte i vetëdijshëm mbi të gjitha për mistikën që e rrethonte mbiemrin e familjes së tij.

“Për mua kjo mistikë kurrë nuk ka qenë një pengesë”, ka thënë njëherë ai.

“Natyrisht ka raste kur jam i vetëdijshëm që trajtohem ndryshe. Nuk ka dyshim që kjo ka ndodhur për shkak të burimeve financiare të prindërve të mi, por edhe kam mësuar që këtë pasuri ta përdor me maturi dhe kjo është një përparësi e madhe”, ka thënë Rcokefeller.

Burimi: insajderi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0